Microsoft thotë se hakerë të lidhur me Rusinë shënjestrojnë shumë organizata botërore - Business Magazine Albania

Microsoft thotë se hakerë të lidhur me Rusinë shënjestrojnë shumë organizata botërore

Microsoft thotë se hakerë të lidhur me Rusinë shënjestrojnë shumë organizata botërore

Një grup i hakerëve të lidhur me qeverinë ruse, targetoi dhjetëra organizata botërore me një kampanjë për vjedhjen e kredencialeve të qasjeve në platforma, duke i angazhuar përdoruesit në biseda të Microsoft Teams duke pretenduar se punonin për mbështetjen teknike, vunë në pah studiues nga Microsoft gjatë së mërkurës.

Këto sulme të inxhinierisë sociale kanë prekur “më pak se 40 organizata unike globale” që nga fundi i majit, thanë studiuesit e Microsoft nëpërmjet një blogu, duke shtuar se kompania kishte nisur hetimet.

Hakerët krijuan domene the llogari të cilat ngjasonin me ato të mbështetjes teknike dhe tentuan që t’i angazhojnë përdoruesit e Teams në biseda dhe t’i detyronin ata të miratonin kërkesat e vërtetimit me shumë faktorë (MFA), shtuan studiuesit, raporton Reuters.

“Microsoft ka ndaluar akterin nga përdorimi i domeneve dhe vazhdon të hetojë këtë aktivitet dhe të punojë për të korrigjuar ndikimin e sulmit”, shtuan ata.

Lexo edhe:Hakerat rusë sulmojnë 6 banka në Itali, rrezik edhe për rrjetin elektrik në Gjermani

Grupi i hakerëve i cili qëndron pas këtij aktiviteti – i njohur në industri si Midnight Blizzard ose APT29 – bazën e ka në Rusi, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara e kanë lidhur atë me shërbimin e inteligjencës së jashtme të vendit, vazhdonte deklarata e studiuesve.

“Organizatat e shënjestruara në këtë aktivitet ka të ngjarë të tregojnë objektiva specifike spiunazhi nga Midnight Blizzard drejtuar qeverisë, organizatave joqeveritare (OJQ-ve), shërbimeve të IT-së, teknologjisë, prodhimit diskret dhe sektorëve të medias”, thanë ata, pa përmendur asnjë nga organizatat që ishin në objektivat e hakerëve.

telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0