Hakerat rusë sulmojnë 6 banka në Itali, rrezik edhe për rrjetin elektrik në Gjermani - Business Magazine Albania

Hakerat rusë sulmojnë 6 banka në Itali, rrezik edhe për rrjetin elektrik në Gjermani

Hakerat rusë sulmojnë 6 banka në Itali, rrezik edhe për rrjetin elektrik në Gjermani

Bankat italiane Bper, ajo Monte dei Paschi di Siena”, ”Banca Popolare di Sondrio”, Fineco, Intesa dhe Fideuram, njoftuan se kishin pësuar një sulm kibernetik nga hakerat rusë.

Faqet në internet të këtyre bankave u bllokuan për disa minuta, hakerat e pseudonimin Noname057, thanë se sulmin e kishin kryer si hakmarrje për shkak të “komenteve rusofobe të autoriteteve italiane”.

Megjithatë, ekspertët thanë se bëhej fjalë për dëme të vogla, në krahasim me ransomware-in, vjedhjen e të dhënave që shoqërohet me një kërkesë për shpërblim monetar në këmbin të tyre. Ndërkohë edhe Gjermania po përballet me sulme të shtuara kibernetike. Shefi i departamentit kibernetik të forcave të armatosura të Gjermanisë, zëvendësadmirali Thomas Daum,  përmendi Rusinë si kërcënimin kryesor.

Ka shumë sulme të thjeshta që synojnë mbingarkimin e serverëve me mijëra kërkesa, për shembull në faqet e internetit të Bundeswehr-it, qeverisë gjermane ose aeroporteve. Kam frikë se duhet të llogarisim edhe faktin se në një moment një termocentral do të ndalë punën dhe rreziku vjen nga Rusia”, tha Daum, i cili tha se do të përcaktonte edhe Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “si vende që kanë gjithashtu aftësitë përkatëse”.

ata

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0