Mediat sociale, sa i lidhur është depresioni dhe ankthi me to? - Business Magazine Albania

Mediat sociale, sa i lidhur është depresioni dhe ankthi me to?

~4 minuta lexim


Një sondazh kombëtar i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Pitsburgh ka gjetur se rreziku i një personi për depresion dhe ankth rritet me numrin e platformave të mediave sociale që përdorë.

Analiza, e publikuar në internet dhe që do të botohet në prill në revistën ‘Computers in Human Behaviour’, ka treguar se njerëzit të cilët raportojnë përdorimin e shtatë deri në 11 platformave të mediave sociale kanë mbi tri herë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni dhe ankthi se sa moshatarët e tyre që përdorin zero deri në dy platforma. Sipas studimit, rreziku mbeti edhe kur hulumtuesit e përshtatën studimin për kohën totale që shpenzohet në mediat sociale, raporton ‘The Business Journals’.

“Kjo lidhshmëri është mjaft e fortë që mjekët të marrin në konsideratë faktin që pacientët e tyre me depresion dhe ankth në lidhje me përdorimin e shumëfishtë platformva të këshillohen se ndoshta përdorimi i tyre mund të jetë i lidhur me simptomat e tyre,” tha autori kryesor dhe mjeku Dr. Brian A. Primack, drejtor i Qendrës për Hulumtime në Media, Teknologji dhe Shëndet në Pittsburgh, në një deklaratë.

Hulumtuesit morën në shqyrtim 1,787 të rritur amerikanë të moshës 19 deri 32 vjeç, duke përdorur mjetet për vlerësim të depresionit dhe pyetësorët, të cila kërkonin përgjigje për 11 platformat më të njohura të mediave sociale në vitin 2014, kur studimi është kryer, si: Facebook, YouTube, Twitter, Google Plus, Instagram, Snapchat, Reddit, Tumblr, Pinterest, Vine dhe LinkedIn.

Ata që përdorën më së shumti platforma sociale ishin 3.3 herë me më shumë gjasa që të përjetojnë nivele të larta të simptomave të ankthit, në krahasim me moshatarët që përdorën më pak platforma. Hulumtuesit kontrolluan për faktorë të tjerë, duke përfshirë racën, gjininë, statusin e relacioneve me partner, të ardhurat e familjes, arsimin dhe kohën totale të shpenzuar në mediat sociale.

“Mund të ndodhë që njerëzit që vuajnë nga simptomat e depresionit apo ankthit, ose të dyja, kanë tendencë për të përdorur një gamë të gjerë të mediave sociale. Për shembull, ata mund të kërkojnë mënyra të shumta për një mjedis ku ndihen rehat dhe të pranuar”, tha Primack në një deklaratë. “Megjithatë, ka mundësi që përpjekja për të pasur një prani në platforma të shumëfishta në fakt mund të çojë në depresion dhe ankth”, tha ai.

 

burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0