Lexoni: E vërteta brutale rreth Mark Zuckerberg që askush nuk dëshiron ta pranojë
“Çdo vit unë ndërmarr një sfidë personale për të mësuar diçka të re. Kam krijuar një IA për shtëpinë time, kam vrapuar 365 milje, vizitova çdo shtet amerikan, lexova 25 libra dhe mësova gjuhën Mandarin.
Vitin e kaluar, e përqëndrova pothuajse gjithë kohën time në adresimin e çështjeve të rëndësishme rreth zgjedhjeve, fjalimeve, privatësisë dhe mirëqenies. Facebook është një kompani ndryshe tani nga sa ishte pak vite më parë për shkak të një përqëndrimi më të madh në këto çështje. Këto çështje janë komplekse dhe ne do të vazhdojmë të përqëndrohemi në to për vitet që vijnë.
Ka kaq shumë pyetje të mëdha rreth botës ku duam të jetojmë dhe teknologjisë që merr pjesë në të. A duam që teknologjia të vazhdojë t’u japë më shumë njerëzve një zë, apo njerëzit të kontrollohen se çfarë idesh mund të shprehin? A duhet ta decentralizojmë autoritetin përmes enkriptimit apo mjeteve të tjera për të vënë më shumë pushtet në duart e njerëzve? Në një botë ku shumë komunitete fizike po dobësohen, çfarë roli mund të luajë interneti në forcimin e jetës sonë sociale? Si të ndërtojmë një internet që ndihmon njerëzit të bëhen së bashku për të adresuar problemet më të mëdha në botë që kërkojnë bashkëpunim në shkallë globale? Si të ndërtojmë teknologjinë që krijon më shumë vende pune sesa thjesht ndërtimin e IA për të automatizuar gjërat që njerëzit bëjnë? Çfarë forme do të marrë kjo e gjitha tani që smartfonët janë të plotësuar? Dhe si mund ta vazhdojmë ritmin e progresit shkencor dhe teknologjik në fusha të ndryshme?
Lexoni: Një lëvizje e re e Facebook për të kthyer të rinjtë në aplikacion
Sfida ime për vitin 2019 është të mbaj një seri diskutimesh publike për të ardhmen e teknologjisë në shoqëri – mundësitë, sfidat, shpresat dhe ankthet. Pothuajse çdo javë do të flas me udhëheqës, ekspertë dhe njerëz në komunitetin tonë nga fusha të ndryshme dhe do të provoj formatet e ndryshme për ta mbajtur atë interesante. Të gjitha këto do të jenë publike, ose në faqet e mia të Facebook ose Instagram ose në media të tjera.
Kjo do të jetë interesante, por këtu ka edhe një sfidë personale për mua. Unë jam një inxhinier dhe gjithmonë kam menduar për të ndërtuar idetë e mia duke shpresuar që veprat të flisnin kryesisht vetë. Por, duke pasur parasysh rëndësinë e asaj që bëjmë, kjo nuk ka më kuptim. Kështu që në vazhdim do të angazhohem më shumë në disa nga këto debate për të ardhmen, sfidat me të cilat ne përballemi dhe ku duam të shkojmë.
Pres një vit tjetër për të mësuar dhe përmirësuar personalisht dhe të diskutoj më shumë pyetje të rëndësishme me të gjithë ju!”
Kështu e mbylli postimin e tij Zuckerberg. A nuk mendoni se ka ardhur koha që edhe ju miq të BusinessMag të shkruani sfidat që do të përmbushni për vitin 2019?!
Lexoni: Facebook po kërkon që të blejë një kompani që merret me sigurinë kibernetike
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.