Facebook po kërkon që të blejë një kompani që merret me sigurinë kibernetike - Business Magazine Albania

Facebook po kërkon që të blejë një kompani që merret me sigurinë kibernetike


Facebook po kërkon vërdallë për të blerë një kompani të madhe që merret me sigurinë kibernetike, sipas raporteve nga BusienssInsider.

Sipas burimeve zyrtare Facebook ka filluar bisedimet me një numër kompanish që merren me sigurinë në internet për të bërë një blerje të mundshme. Burimet refuzuan të thonë se cilat ishin kompanitë, por njëri tha se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të vitit.

Facebook thuhet se ka mbledhur një skuadër me qëllim të rritjes së ekspertizës së sigurisë kibernetike dhe përballjen me kritikat publike për mbrojtjen e të dhënave.

Lexoni: Pas largimit nga Facebook, flet Kevin Systrom: “Askush nuk largohet nga puna kur gjërat janë të mrekullueshme”

Facebook është përballur me një breshëri kritikash për shkak të disa skandaleve të nivelit të lartë. Muajin e kaluar u zbulua një prej shkeljeve më të mëdha të të dhënave në historinë e saj, ku ishin prekur rreth 30 milionë përdorues.

Skandali i të dhënave të Cambridge Analytica gjithashtu ishte një shtysë tjetër që Facebook të shqyrtojë më mirë për mënyrën sesi mbron të dhënat e përdoruesve të tij.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0