Pas largimit nga Facebook, flet Kevin Systrom: “Askush nuk largohet nga puna kur gjërat janë të mrekullueshme”

Pas largimit nga Facebook, flet Kevin Systrom: “Askush nuk largohet nga puna kur gjërat janë të mrekullueshme”


Gjërat mund të jenë fantastike kur je pjesë e një skuadre. Por mesa duket kjo nuk aplikohet në skuadrën Facebook.

Gjigandi i rrjeteve sociale është tronditur nga një numër i madhe profilesh të larguara, dy prej të cilëve ishin dhe bashkëthemeluesit e Instagram Kevin Systrom dhe Mike Krieger. Dyshja dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas thashethemeve për grindje me ish-mikun Mark Zuckerberg.

Lexoni: Dy themeluesit e Instagram japin dorëheqjen. Çfarë do të ndodhë me aplikacionin?

Gjatë samitit Wired 25 në San Francisko, dalja e tij e parë në publik pas dorëheqjes së papritur, Systrom zbuloi disa sekrete jo shumë të këndshme për shtëpinë e Zuckerberg.

“Askush nuk largohet nga puna kur gjërat janë të mrekullueshme,” tha Systrom. “Sa herë që largohesh nga diku, është e trishtueshme… sigurisht, dhe tension ka patur.”

Systrom refuzoi të fliste më shumë për këto tensione, duke këmbëngulur se nuk ka patur hatërmbetje në lidhje me largimin e tij të papritur.

“Jeta është plot me kapituj të rinj,” tha ai.

Lajme të tjera tregojnë se ai ishte i pakënaqur me vendimet që integronin Instagram në ekosistemin e Facebook, për shembull, mos përmendja e aplikacionit kur përdoruesit ndanin një foto në Facebook.

Systrom ka punuar për Zuckerberg që prej vitit 2012, kur Facebook bleu Instagram për një miliard dollarë.

Si një baba i ri, Sysrom foli shumë për bullizmin që këto platforma promovojnë dhe kjo mund të reduktohet sipas tij, duke i dhënë më shumë kontroll përdoruesit në seksionin e komenteve në Instagram.

Systrom ka në plan të fluturojë përsëri në botën e teknologjisë dhe t’i përgjigjet rrjedhës së pafund të pyetjeve që ai thotë se po merr nga kapitalistët sipërmarrës.

“Unë jam 34 vjeç,” i kujtoi Systrom audiencës. “Unë kam edhe disa Instagram të tjerë brenda meje.”

/Recode

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0