Facebook është i vendosur të kthejë të gjithë të rinjtë në aplikacion dhe për këtë ka menduar një zgjidhje: Muzikën.
Gjigandi i rrjeteve sociale po krijon një aplikacion të pavarur për video muzikore.
Facebook e ka emërtuar këtë operacion “Lasso”. Aplikacioni do të hapet në të gjithë ekranin dhe është i dedikuar vetëm për të rinjtë, i ngjashëm me aplikacionin Musical.ly.
Lexoni: Facebook prezanton më në fund funksionalitetin e shumëpritur nga të gjithë
“Ajo që ju intereson më shumë të rinjve të sotëm është të jenë cool, diçka që Facebook nuk e ofron,” thonë burimet.
Që prej vitit 2016, gjigandi i rrjeteve sociale ka synuar të ketë një aplikacion dedikuar muzikës, dhe mesa duket lëvizjet e fundit e kanë nxitur më shumë krijimin e tij.
Lexoni: Risia e Facebook, po sfidon dhe televizionet
Më herët këtë vit, Facebook filloi testimin e hapësirës së televizionit në app, ku çdo përdorues mund të postojë video nga jeta e tij.