Lobimi i AmCham, hiqet TVSH-ja me Amerikën! - Business Magazine Albania

Lobimi i AmCham, hiqet TVSH-ja me Amerikën!

Lobimi i AmCham, hiqet TVSH-ja me Amerikën!

Dhoma Amerikane ka përshëndetur miratimin e Udhëzimit nr. 6/2015 “Për TVSH”, i cili vjen si rezultat i lobimit në nivel institucional i ekspertëve të Komitetit të Taksave në AmCham, për të bërë të mundur harmonizimin e legjislacionit te TVSH-së me atë evropian si dhe për krijimin enjë ambienti konkurrues dhe të drejtë për ofruesit shqiptarë të shërbimeve.

Udhëzimi i miratuar nga Ministria e Financave përbën një ndryshim të rëndësishëm për bizneset që ofrojnë shërbime për klientë jashtë Shqipërisë, në vende ku nuk zbatohet TVSH. Tashmë bizneset që ofrojnë shërbime në tregun amerikan do të kenë mundësi të tarifojnë me TVSH- 0% duke lehtësuar ndërveprimin e biznesit mes dy vendeve.

Lexo edhe: Bytes & Books #2 – “Vala që po vjen” nga Mustafa Suleyman

Ndryshimet më të rëndësishme janë :

🔹 Eliminimi i barrës së pajustifikuar të TVSH-së për shërbimet ndaj klientëve të huaj

Bëhet fjalë për rastet kur vendi i furnizimit të shërbimit sipas ligjit për TVSH është në një vend të huaj, aty ku është vendosur marrësi i shërbimit. Më parë, Udhëzimi përcaktonte se fatura për ofrimin e këtyre shërbimeve do të jetë pa TVSH vetëm nëse marrësi i shërbimeve është një person i regjistruar për TVSH. Me ndryshimet e bëra në Udhëzim, ky rregull aplikohet për të gjithë furnizimet kundrejt personave të tatueshëm jashtë Shqipërisë (qofshin të pajisur me numër TVSH, kod fiskal apo numër tjetër të ngjashëm).

Pra, për të provuar që një klient i huaj është “person i tatueshëm”, nuk do të kërkohet më që ai të jetë domosdoshmërisht i regjistruar për TVSH në vendin e tij. Mjafton që ai të jetë një subjekt që kryen veprimtari ekonomike dhe të ketë një numër identifikimi biznesi.

Ky ndryshim do të rrisë mundësinë e bizneseve shqiptare për të ofruar shërbime edhe në vendet ku nuk zbatohet TVSH, por taksa të tjera, si tatimi mbi shitjet ose qarkullimin (përfshirë SHBA-në) duke rritur konkurrueshmerinë e bizneseve shqiptare dhe duke ulur kostot për përfituesin e shërbimeve.

🔹 Trajtimi me TVSH 0% për projektet e financuara në bazë të një marrëveshje granti ose të ngjashme

Udhëzimi i ri përcakton rregulla të reja në lidhje me trajtimin si furnizim i ngjashëm me eksportet, pra me TVSH 0% të furnizimit të mallrave/shërbimeve, të destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një marrëveshjeje donacioni/granti, të lidhur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime në Shqipëri.

amcham

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0