LinkedIn do të shkurtojë 716 vende pune - Business Magazine Albania

LinkedIn do të shkurtojë 716 vende pune

LinkedIn është firma më e fundit e teknologjisë që ka bërë shkarkime nga puna, duke mbyllur kështu 716 role prej 20 mijë punëtorëve gjithsej.

Ryan Roslansky, shefi ekzekutiv i platformës pronësi të Microsoft, njoftoi të hënën në një letër drejtuar stafit se 716 role do të hiqen si pjesë e ndryshimeve që synojnë t’i përgjigjen kushteve ekonomike dhe ta bëjnë biznesin më të shkathët.

“Me tregun dhe kërkesën e klientëve, që luhaten më shumë dhe për t’u shërbyer më efektivisht tregjeve në zhvillim dhe rritje. Ne po reduktojmë rolet e menaxhimit, duke zgjeruar përgjegjësitë për të marrë vendime më shpejt”.
lexo: I LOVE MY BUSINESS nga Ermal Mamaqi, një nxitje drejt rritjes tuaj dhe të biznesit

LinkedIn ka rreth 20,000 punonjës në mbarë botën.

LinkedIn gjithashtu njoftoi se do të mbyllë aplikacionin InCareer me bazë në Kinë nga 9 gushti.

Theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0