“Kush foli?” Arjeta Dhima, ventrilokuiste show - Business Magazine Albania

“Kush foli?” Arjeta Dhima, ventrilokuiste show

Një shfaqje me kukulla, por jo një shfaqje fëmijësh, ndonëse ata më të rriturit nuk përjashtohen.

Ventrilokuizmi është me fjalë të thjeshta e folur me bark, stomak, nëpërmjet të cilit fjalët thuhen pa hapur gojën (ndaj dhe krijohet përshtypja se njeriu flet me bark). Kjo mënyrë është përdorur hershëm, duke komunikuar me kukulla, nga ato për të cilat publiku mendon se janë të kurdisuara dhe të programuara elektronikisht, por në fakt nuk është asgjë tjetër përveçse po i njëjti zë, ai i vetrilokuistit.

Në fakt, në të gjithë globin janë shumë pak ventrilokë që kanë aftësinë të ushtrojnë këtë art, që është po aq i lashtë sa dhe Greqia Antike.

Ata janë rreth 100 dhe Arjeta Dhima , për fat, është e para dhe e vetmja ventrilokuiste në Shqipëri, me një sukses, të cilin ka mundur ta ballafaqojë edhe përtej kufijve, duke u spikatur e vlerësuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ventrilokuizmi, iluzioni se zëri duket se vjen nga goja lëvizëse e një kukulle dhe jo nga folësi aktual, është një nga artet klasike të përformimit mjeshtëror me pjesëmarrjen e shumë shqisave

Shfaqja e Arjetës, e cila do të mbahet në datën 3 nëntor në sallën e Teatrit Kombëtar, tek arTurbina është e ndërtuar mbi një material letrar enkas dhe që sjell tema të jetës dhe fenomeneve të përditshme, por me nota humori  të vendosura nën personazhet kukulla të dashura për publikun.

Ideja e kësaj shfaqjeje është jo vetëm të argëtojë spektatorët nëpërmjet artit të veçantë të ventrilokuizmit, por edhe të japë mësazhe të rëndësishme për jetën, për marrëdhëniet njerëzore dhe për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm në familje, në punë, në shoqëri, në komunitet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0