Kthimi në tekst i përmbajtjeve audio vizuale – Shqip.ai platforma me Inteligjencë Artificiale e cila solli ndryshimin revolucionar në gjuhën shqipe - Business Magazine Albania

Kthimi në tekst i përmbajtjeve audio vizuale – Shqip.ai platforma me Inteligjencë Artificiale e cila solli ndryshimin revolucionar në gjuhën shqipe

Shndërrimi i gjuhës së folur në të shkruar e sidomos gjuhës shqipe ka qenë sfidë në vete. Së fundmi përmes ndihmës së Inteligjencës Artificiale një gjë e tillë është bërë e mundur.

Më 28 prill kompania Quantix ka prezantuar softuerin që bazohet në Inteligjencë Artificiale, përmes së cilit gjuha shqipe do të transkriptohet në mënyrë automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.

Teksti do të shkarkohet i gatshëm në disa forma të përshtatshme për t’u përdorur në media, gjykata apo institucione të tjera shtetërore.

Betim Drenica CEO i kompanisë Quantix, në një intervistë për Telegrafin ka treguar se si erdhi deri tek ky ndryshim revolucionar i cili do t’ua lehtësoj punën shumë njerëzve në profesione të ndryshme.

Ai ka treguar se projektit “Albanian Speech to Text” mund t’i qasemi përmes platformës Shqip.ai.

Drenica ka shtuar se aktualisht teknologjia e tyre një orë përmbajtje e transkripton brenda 15 minutash mirëpo siç tha ai “jemi duke punuar që këtë kohë ta shkurtojmë edhe më shumë” .

“Projekti Shqip.ai është një projekt për të cilin ne kemi punuar për më shumë se tri vite e gjysmë dhe është një kulmim i arritjeve tona në njohjen e gjuhës së folur shqipe dhe kthimin e saj në tekst. Kjo është një problematikë shumë interesante sepse gjuha shqipe është një gjuhë e cila flitet nga një numër i vogël në botë krahasuar me gjuhët e tjera.

I ka sfidat e veta, sfida e parë është ajo e mos investimit në gjuhë d.m.th. përmbajtjes që është e strukturuar, sfida e dytë është ajo e investimeve në teknologji, neve si komb dhe si shtete kemi pas prioritete tjera dhe si rrjedhojë e tillë nuk ka një përkrahje të gjerë d.m.th. nga kompanitë e mëdha globale si Microsoft, Google, Amazon etj, kështu që ne si kompani para tri vite e gjysmë kemi filluar të punojmë në një projekt shumë ambicioz me shumë sfida për njohjen e gjuhës shqipe dhe kthimin e saj në tekst me anë të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale”, u shpreh Drenica.

Drenica tregoi se deri te lansimi i këtij projekti ka pasur sfida të shumta dhe se tani kanë arritur deri të një rezultat shumë i mirë, një njohje e përgjithshme mbi 90% e gjuhës së folur standarde dhe disa elemente të dialektit gegë sidomos e folura në Kosovë.
“Shqip.ai është një produkt që e ekspozon krejt këtë teknologji dhe ju mundëson përdoruesve që një përmbajtje audio që ngarkohet aty të kthehet brenda pak kohe në tekst të strukturuar”, tha ai.

Ai theksoi se kjo teknologji është e qasshme në ueb faqen Shqip.ai dhe për shkak të kërkesës së madhe, përdoruesve do t’u kërkohet që të mbushin një formë aplikimi ku edhe do të ftohen për përdorim në ditët ne vijim nga ana e kompanisë.

“Javën e kaluar e kemi lansuar për publikun por për shkak të kërkesave të shumta për ta përdorur platformën jemi detyruar ta kthejmë në një qasje të kontrolluar. Si rrjedhojë e kësaj i kemi grupuar përdoruesit dhe në ditët në vazhdim do t’ju japim qasje të gjithë përdoruesve që ta përdorin platformën për një kohë të caktuar, sepse një teknologji e tillë është që kërkon resurse mbrapa resurse serverësh dhe si rrjedhojë ne duhet që ti kanalizojmë këto grupe që ta përdorin.

Synimi jonë është që ta vëmë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë që përmbajtjen e tyre në shqip audio-vizuele ta kthejnë në tekst. Mjafton të shkoni në Shqip.ai që të aplikoni për regjistrim dhe në ditët në vazhdim ekipi ju jep qasje që të përdorni platformën në mënyrë të pavarur”, u shpreh Drenica

Drenica tha se përdorimi është shumë i thjeshtë. “Ju e ngarkoni një përmbajtje audio dhe ajo brenda pak kohe ju transkriptohet në mënyrë automatike”.

Ai shtoi se ndër përfituesit më të mëdhenj të këtij projekti do të jenë mediat, e pastaj edhe institucionet tjera si ato të drejtësisë dhe edukimit.
Lexo:Mbi 150 kandidatë do të garojnë për çmimet mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të Albanian ICT Awards

“Gazetarët do të përfitojnë shumë për shkak se prodhojnë përmbajtje audio në një masë të madhe, d.m.th. mediat janë ndër përfituesit më të mëdhenj, por ka edhe fusha të tjera të cilat ne besojmë që do të përfitojnë. P.sh: për shkak të transparencës dhe qasjes në dokumente të gjitha seancat e Kuvendit ato incizohen por nuk transkriptohen. Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0