Konferenca “Transformimi Dixhital i Edukimit” sjell zhvillime për sektorin edukativ në Shqipëri


Më 6 Dhjetor, Konferenca Transformimi Dixhital i Edukimit prezanton disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit dhe ICT-së në Shqipëri të realizuara falë partneriteteve private dhe publike për ekselencë në edukim.

Konferenca organizohet nga Microsoft Albania, Ministria e Edukimit, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me partnerët British Council Albania, Infosoft Systems, BIT Media, Almooc dhe Certiadria.

Konferenca Transformimi Dixhital i Edukimit do të mbahet ditën e nesërme në Hotel Plaza në Tiranë me pjesëmarrjen e mëse 170 institucioneve private, publike dhe të palëve të interesit në vend. Microsoft së bashku me partnerët, do të shpalosin dhe prezantojnë disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit në Shqipëri si dhe mundësitë për permirësim me përdorimin teknologjisë së informacionit.

Në konferencë do të prezantohen disa prej projekteve më të rëndësishme në edukim dhe IT të realizuara falë bashkëpunimeve gjithëpërfshirëse mes institucioneve publike dhe private për ekselencë në edukim në Shqipëri si:

Projekti i konektivitetit në 20 shkolla në Shqipëri: Më shumë se 15,000 studentë kanë qasje në Wi-Fi, një projekt i financuar nga Microsoft dhe mbështetetur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Komunikimi dhe angazhimi mes mësuesve dhe studentëve nuk ka qenë asnjëherë më i lehtë, një proces tashmë i mundur nga çdo vend dhe çdo paisje.

60 shkolla pilot do të përfitojnë nga Office 365 dhe Intune: Projekti u inicua nga Ministria e Edukimit dhe Sportit dhe do të lançohet nga një partner i Microsoft siç është Infosoft. Office 365 do të ofrojë një platformë qëndrore komunikimi dhe bashkëpunimi mes studentëve dhe mësuesve shqiptarë falë aplikacioneve popullore dhe mjeteve të fuqishme që mundësojnë mënyra të reja të ndërveprimit, mësime interaktive dhe një proces mësimor individual.

Sistemi i Menaxhimit të Mësimit: Do të implementohet gjerësisht nga të gjitha shkollat K-12 dhe do të prezantohet nga Bit Media.

Projekti i “Ngushtimit të Hendekut të Aftësive Dixhitale”: Do të prezantohet nga British Council me synimin për të eleminuar njëherë e mirë pengesat që gjenden mes sektorit të edukimit dhe botës së biznesit në Ballkanin Perendimor përfshi Shqipërinë.

Misioni i Microsoft është t’i mundësojë çdo individi dhe çdo organizate në planet të arrijë më shumë dhe studentët janë në zemër të këtij misioni. Fokusi i Microsoft në edukimin teknologjik është një nismë në zhvillim për t’u dhënë mësuesve dhe studentëve mundësinë e përdorimit të teknologjive moderne në kurrikulat tradicionale dhe për të ndihmuar gjeneratat e reja të jenë më kompetitivë në tregun e punës.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale