Kolegu që duhet shmangur në punë për shkak të sjelljes toksike - Business Magazine Albania

Kolegu që duhet shmangur në punë për shkak të sjelljes toksike

Të gjithë kemi pasur njerëz toksikë në jetën tonë që në mënyrën e tyre unike na kanë mbushur me helm, por puna është se ne kurrë nuk do kemi sukses nëse i mbajmë afër vetes. Ata do t’ju bëjnë të pyesni veten nëse keni reaguar tepër, nëse jeni tepër të ndjeshëm, nëse, përsëri, keni keqinterpretuar gjithçka

Të gjithë kemi pasur njerëz toksikë në jetën tonë që në mënyrën e tyre unike na kanë mbushur me helm, por puna është se ne kurrë nuk do kemi sukses nëse i mbajmë afër vetes. Problemi qëndron tek mënyra sesi mund të të bëjnë të thuash klasiken “nuk e ke fajin, e kam unë”. Ata do t’ju bëjnë të pyesni veten nëse keni reaguar tepër, nëse jeni tepër të ndjeshëm, nëse, përsëri, keni keqinterpretuar gjithçka. Edhe ju lëndoheni, ose rregulloni vazhdimisht sjelljen tuaj, në mënyrë që ky person të jetë në rregull. Epo, ndoshta nuk është faji juaj.

Është e rëndësishme të jeni në gjendje të identifikoni toksicitetin dhe ta shmangni atë, sepse mund të mos keni fuqinë ta ndryshoni atë, por sigurisht që mund ta shmangni duke hequr njerëzit toksikë nga jeta juaj. Si e zbuloni se kush janë ata? Shihni më poshtë frazën që ata vazhdojnë të përdorin

“Unë nuk dua që ne të luftojmë, por…” . Para së gjithash, sapo hapin gojën, janë gati për zënkë, kanë humbur çdo dëshirë për të komunikuar dhe vetëm presin që ju ose të pranoni mendimin e tyre, ose të filloni masakrën. Është më mirë të luftoni dhe të lini tensionin, ose thjesht të mos thoni asgjë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0