Këto janë 4 armët që përdor Jeff Bezos për të mundur konkurrencën

Këto janë 4 armët që përdor Jeff Bezos për të mundur konkurrencën


Thuhet se Amazon në 10 vitet që vijnë do të jetë sipërmarrja me më shumë përfitime dhe kjo falë filozofisë së biznesit të ndjekur nga Jeff Bezos.

Lexoni: Cili është sekreti i suksesit të madh të Amazon? Këto janë tre principet që Jeff Bezos i çmon si më të rëndësishme

Megjithëse në një treg shumë konkurrues, Amazon vazhdon të mbajë vendin kryesues. Si ka arritur ta realizojë Jeff Bezos këtë? Cilët janë faktorët përgjegjës për dominimin e organizatës në treg?

  1. Ata fokusohen tek klienti

Shumë kompani flasin për fokusimin te klienti, por Amazon e vë në veprim këtë. Duke vendosur klientin të parin Amazon krijoi Amazon Web Services (AWS), një biznes që tani vlen mbi 10 miliardë dollarë.

Një artikull i CNBC thotë, “AWS u krijua për të zgjidhur problemet me hostimin e aplikacioneve shumë të shtrenjta dhe produkteve open-source, pasi kompanitë me rritje të shpejtë ose shumë të mëdha nuk mund t’i përballonin për t’i krijuar vetë.”

Kultura e Amazon për të dëgjuar konsumatorët, në vend të konkurrentëve, ka bërë që ajo të jetë numri një në treg. Nëse dëshironi të qëndroni një hap përpara konkurrentëve tuaj, përqendrohuni së pari te klientët tuaj.

  1. Ndërmarrin rreziqe

Përkundër dështimeve që Amazon ka pasur ajo me dëshirë ndërmerr rreziqe.

Edhe pse investitorët po bëjnë thirrje për të ulur shpenzimet, Bezos beson se shmangia e dështimit është strategji e gabuar. Ai thotë se do të ishte një problem më i madh nëse një kompani do të ndalonte rreziqet.

Lexoni: Rregulli i “picës” që Jeff Bezos ndjek për mbledhje produktive

Nuk kanë rëndësi gabimet që bëni gjatë marrjes së rreziqeve. Ajo që ka rëndësi është zhvillimi i kompanisë suaj.

  1. U japin punëtorëve aksione në kompani

Në “A Stake in the Outcome”, autorët Jack Stack dhe Bo Burlingham thonë se krijimi i një kulture pronësie u mundëson organizatave “të shfrytëzojnë burimet më të pak të përdorura sot – përkatësisht entuziazmin, inteligjencën dhe kreativitetin e njerëzve që punojnë në to.” Amazon e përdor këtë për të luftuar konkurrencën në treg.

Bezos dikur ka thënë:

“Ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në punësimin dhe mbajtjen e punonjësve të talentuar duke i paguar ata me anë të aksioneve, në vend të parave të gatshme. Ne e dimë se suksesi ynë do të ndikohet kryesisht nga aftësia jonë për të mbajtur punonjësit të motivuar.”

Qoftë aksionet, shpërblimet ose ndarja e fitimit, duke i dhënë punëtorëve një rol në suksesin e kompanisë suaj, i motivoni dhe i fuqizoni ata për të dhënë maksimumin.

  1. Bëjnë diferencën

Autori Jack Trout shkruan në “Differentiate or Die” se diferencimi qëndron në zemër të marketingut të suksesshëm.

Lexoni : Jeff Bezos, CEO i Amazon, tregon teknikën për të patur mbledhje efektive

Një strategji diferencimi është ajo ku produkti ose shërbimi perceptohet të jetë i një vlere superiore dhe ka një çmim relativisht të ulët. Strategjia e bazuar në kosto është ajo ku çmimi mund të jetë i ngjashëm ose zakonisht më i ulët se konkurrenca, por shpenzimet janë sigurisht më të ulëta.

Lidershipi kushton, por diferencimi dhe strategjitë e fokusimit tek konsumatori e kanë ndihmuar Amazon të rrisë avantazhin e saj konkurrues.

Për të shmangur konkurrencën, ju duhet të dalloni dhe të qëndroni në treg, si Amazon.

burimi: INC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0