Këto 12 produkte të pabesueshme nuk ekzistonin 10 vjet më parë

Këto 12 produkte të pabesueshme nuk ekzistonin 10 vjet më parë


Një dekadë më parë, nuk mund të porosisnit me Uber në telefonin tuaj. Nuk mund të shfletonit web-in në Google Chrome. Ju nuk mund të merrnit as me qera një vend për të qëndruar me Airbnb.

Disa produkte dhe shërbime të pabesueshme janë shpikur gjatë 10 viteve të fundit.

Hidhini një sy këtyre produkteve që Business Magazine ka paraqitur në këtë artikull.

  1. iPad

Kur Steve Jobs prezantoi iPadin shtatë vjet më parë, ai e përshkroi atë si “përvojën më të mirë në shfletim që do të keni ndonjëherë”.

IPad origjinal kushton midis $ 499 dhe $ 829.

Lexoni: PRODUKTET E NJËJTA QË LUFTOJNË PËR VËMENDJEN TONË

  1. Google Chrome

Google zbuloi shfletuesin e saj në Chrome më 1 Shtator të vitit 2008.

“Në sipërfaqe, ne projektuam një dritare të shfletuesit shumë të thjeshtë,” tha drejtori i Google, Sundar Pichai në blogun zyrtar të Google.

“Ashtu si faqja klasike e Google, Google Chrome është i thjeshtë dhe i shpejtë”, shkroi Pichai.

  1. Snapchat

Snapchat u lançua së pari në App Store në verën e vitit 2011 si një aplikacion për mesazhe dhe për dërgimin e fotografive që pas 24 orësh fshiheshin. Në atë kohë, ai u quajt Pictaboo, por kishte të njëjtën ikonë që ka edhe tani. Në shtator të vitit 2011, emri kishte ndryshuar në Snapchat dhe filloi të përhapej masivisht tek të gjithë adoleshentët në Los Angeles.

Tani, Snapchat është një kompani prej 18 miliardë dollarësh dhe është zgjeruar në partneritete me shfaqjet televizive, produktet hardware dhe realitetin e shtuar.

  1. Airbnb

Ideja për Airbnb u formua në vitin 2007 kur bashkëthemeluesi Joe Gebbia i dërgoi një email shokut të tij, Brian Chesky, duke sugjeruar që ata të lëshonin me qera apartamentin e tyre për të bërë disa para shtesë. Pas disa përpjekjeve, Air Bed & Breakfast më në fund nisi në vitin 2008 si një platformë online për dhënien me qera të dhomës së lirë në shtëpinë tuaj, ose për njerëzit që të gjejnë lehtësisht dhe të rezervojnë vende të lira për të qëndruar.

Airbnb po punon për t’u bërë një markë më e plotë e shërbimit të udhëtimit, duke ofruar përvoja të kuruara të quajtura Trips.

Nëntë vjet pas lançimit, Airbnb është fitimprurës dhe vlerësohet në 31 miliardë dollarë, duke e bërë atë startup-in e dytë që vlen më shumë në SHBA.

Lexoni: 3 shpikjet të cilat nuk do t’a besoni që ekzistojnë

  1. Oculus

Oculus VR filloi në një garazh në Irvine të Kalifornisë në Qershor të vitit 2012. Pastaj 19-vjeçari Palmer Luckey nisi kompaninë në Kickstarter, duke ngritur rreth 2.5 milionë dollarë për kufjet e realitetit virtual. Pas ngritjes së një financimi shtesë prej 16 milionë dollarësh, Luckey i shiti Oculus Facebook-ut në vitin 2014 për 2 miliardë dollarë.

Tani, Luckey është larguar nga Oculus, por kompania VR jeton në Facebook. Ju mund të blini një Rift dhe Touch të Oculus për 499 dollarë dhe Facebook planifikon të lançojë një kufje VR 200 $ në vitin 2018.

  1. Instagram

Instagram filloi së pari në Tetor të 2010 me 25,000 njerëz që u regjistruan në ditën e parë. Në Prill të vitit 2012, CEO i Facebook Mark Zuckerberg dha një miliardë dollarë për të blerë kompaninë.

Instagram tani ka 200 milionë përdorues aktivë të përditshëm, ku dërgohen mesazhe gjatë gjithë kohës, ka lançuar një klon të Snapchat Stories dhe ka shtuar video live, filtra fytyre, stickers, etj.

  1. Kickstarter

Kickstarter, platforma për nisjen dhe mbështetjen e kompanive dhe produkteve të pavarura, filloi në prill të vitit 2009 pasi bashkëthemeluesi Perry Chen dëshironte një mënyrë për të mbledhur fonde në mënyrë që të mbulonte kostot për disa muzikantë të ftuar në një festival jazz-i në New Orleans.

Produkti i parë ishte një t-shirt Grace Jones e krijuar nga Chen që nuk e plotësoi qëllimin e saj për mbledhjen e fondeve.

Që atëherë, 13 milionë njerëz kanë mbështetur projekte dhe 3,2 miliardë dollarë janë mbledhur në këtë site.

  1. Android

Kur themeluesi i Google, Sergey Brin dhe drejtori inxhinierik Steve Horowitz debutuan sistemin operativ Android të Google në nëntor të vitit 2007, ata iu dhanë fund thashethemeve se Google po lançonte një “G Phone” (edhe pse nëntë vjet më vonë, Google bëri pikërisht këtë me lançimin e Pixel)

“Dua t’ju prezantoj me platformën Android,” tha Horowitz. “Kjo është një platformë që shpresojmë t’i mundësojë njerëzve të krijojnë mijëra G Phones.”

Këto ditë, ekzistojnë 2 miliardë pajisje aktive që operojnë me Android.

Lexoni: Këto 3 shpikje janë e ardhmja e modës

  1. 4G

Rrjetet 4G premtuan të bëjnë internetin mobile shumë më të shpejtë dhe më të mirë dhe ishin një përmirësim i rrjetit wireless 3G.

HTC Evo i Sprint ishte telefoni i parë 4G për disa muaj – doli në mars të vitit 2010, pasuar nga një model Samsung në qershor të atij viti. Verizon nuk lançoi 4G deri në dhjetor të 2010 dhe 4G nuk erdhi në iPhone deri në iPhone 5 në 2012.

  1. Uber

Uber u themelua në mars të vitit 2009 si një shërbim për makinën e quajtur UberCab. Gjatë viteve, Uber u zgjerua për të ofruar ndarje makinash së bashku me persona të tjerë dhe shumë më shumë.

Ndërsa kompania është zhytur skandal pas skandali gjatë disa muajve të fundit, Uber mbetet startup-i më i vlefshëm në botë me rreth 70 miliardë dollarë dhe biznesi i tij është ende në rritje.

  1. WhatsApp

Jan Koum inkorporoi WhatsApp në vitin 2009, para se aplikacioni të ishte shkruar. Ai dhe bashkëthemeluesi Brian Acton vendosën ta bëjnë atë një aplikacion për mesazhe, duke ndërtuar kompaninë në një depo të konvertuar që ata ndanë me Evernote.

Aplikacioni u rrit në mënyrë organike, veçanërisht në vendet në zhvillim që u mbështetën në SMS-të. WhatsApp kapi vëmendjen e CEO-s së Facebook Mark Zuckerberg në vitin 2012 dhe deri në vitin 2014, Zuckerberg bleu aplikacionin për 19 miliardë dollarë.

  1. Slack

Themeluesi Stewart Butterfield filloi të punojë në aplikacionin e punës Slack në vitin 2012. Iteracioni i parë i aplikacionit ishte një lojë masive me përdorues të ndryshëm e bazuar në web, por kjo nuk funksiononte mjaft mirë. Në vitin 2013 ekipi i Slack-it e dinte se ata kishin një produkt në duart e tyre që kompanitë e tjera do ta përdornin në të vërtetë.

“Ne iu lutëm dhe iu përgjëroheshim miqve tanë në kompani të tjera për ta provuar dhe për të na dhënë përgjigje”, tha Butterfield në një intervistë.

Tani, Slack thuhet se ka ngritur 500 milionë dollarë në një vlerësim prej 5 miliardë dollarësh dhe Amazon, Google, Salesforce dhe Microsoft kanë shprehur interes në blerjen e tij.

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0