Kaymu.al, si u përshtat në Shqipëri?

Kaymu.al, si u përshtat në Shqipëri?


Kush është Ertjan Çabiri?

Profesioni / Fusha e Ekspertizës: Menaxhim biznesi / Ekonomiks

Pozicioni aktual në kompani: Drejtor i Përgjithshëm për Shqipërinë

Hobi: Sport

1. Na tregoni pak për emrin Kaymu.al? Çfarë historie ka ky emër në tregtinë online? Sa e rëndësishme është përzgjedhja e emrit në biznesin online?

Kaymu.al ështe pjesë e grupit gjigand gjerman Rocket Internet, që zotëron me qindra kompani në industrinë e internetit në gjithë botën. Themelimi i kaq shume kompanive, kërkon një punë krijuese për emërtimin e tyre. Kështu, emri Kaymu vjen nga një dialekt Afrikan dhe do të thotë “bli në mënyrë të zgjuar“. Veçantia e bën emrin të vështirë në pamje të parë, por të paharrueshëm në terma afatgjatë. Kjo ështe edhe strategjia e ndjekur në përzgjedhjen e emrave të kompanive të grupit.

Sigurisht që për çdo kompani, emri është i rëndësishëm, sepse në shumicën e rasteve është marka që njohin klientët. Në industrinë e internetit, rëndësia rritet edhe më shumë prej faktit që klientët kërkojnë markën Kaymu.al në Google ose hyjnë në faqen tonë direkt. Kështu që një emër/markë që fiksohet në kujtesën e klientëve është thelbësore.

2. Ertjan Çabiri dhe Kaymu, kur nisi kjo ‘marrëdhënie’ dhe cilat ishin hapat drejt pozicionit tuaj aktual?

Ertjan-Cabiri-Kaymu-BusinessMag

Lidhja me Kaymu nisi në mënyrën standarde që kanë proçeset e rekrutimit në kompanitë e mëdha. Unë isha në përfundim të Masterit për Menaxhim Biznesi në Kellogg, Northwestern University në Çikago dhe aplikova për Menaxher të Përgjithshëm të një kompanie në Europën Lindore. Pas disa intervistave mu ofrua që të lançoj Kaymu.al dhe për mua ishte një surprizë e këndshme sepse nuk prisja që të lançoja një kompani pikërisht në Shqipëri. E pranova me entuziazëm dhe pas një viti pune tashmë jam edhe më shumë entuziast për të ardhmen e kompanisë.

3. Duke qenë se është një fushë e re operimi në tregun shqiptar, keni hasur vështirësi? Mund të na specifikoni disa prej tyre?

Vështirësi sigurisht që ka pasur shumë dhe do të ketë edhe në të ardhmen, por kjo e bën këtë iniciativë edhe më të bukur dhe sfiduese. Modeli yne i biznesit kërkon marrëdhënie me shumë palë: shitësit, kompaninë e shpërndarjes, blerësit por edhe shtetin si rregullator i industrisë.

Artikulli u shkëput nga fq. 26 e nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Revistën mund ta shfletoni të plotë këtu.

Kështu, ne na duhet t`i edukojmë shitësit për avantazhet që sjell prezenca online dhe se si të përshtasin modelin e tyre të biznesit për e-Commerce, të koordinojmë punën me kompaninë e shpërndarjes që nuk ka eksperiencë bashkëpunimi me një model biznesi të tillë, t`i shpjegojmë blerësve si blihet online por edhe të bisedojmë me rregullatorin për plotësimin e legjislacionit në këtë fushë.

4. Modeli i biznesit që ofron Kaymu, si u përshtat në Shqipëri?

Adaptimi kryesor është përdorimi i pagesës Cash. Nëse në vendet më të zhvilluara, klientët blejnë me karta krediti, në vendin tonë preferohet të paguhet në Cash sepse përdorimi i kartave të kreditit është mjaft i ulët dhe gjithashtu skepticizmi për blerjet online është ende i lartë dhe blerësit nuk preferojnë parapagesën.

5. Cili ishte produkti i parë që shitët? Deri tani, sa është nr. i produkteve të shitura?

Më shumë se një produkt të veçantë, unë do të veçoja një kategori të caktuar. Për momentin ne shesim më shumë produkte ‘fashion’, ku bëjnë pjesë rrobat, këpucët e aksesorët. Ne shesim disa qindra produkte në ditë tashmë kështu që numri total i produkteve të shitura në disa muaj aktivitet online është lehtësisht i imagjinueshëm.

6. Na flisni pak për modelin e biznesit, duke filluar nga pjesa që nuk duket, përzgjedhja e produkteve për të ofruar, paraqitja e tyre në Website online, strategjia për tërheqjen e klientëve, format dhe mënyrat e pagesave që aplikoni?

Ne kemi një grup pune të centralizuar në Paris që merret me Business Intelligence, që do të thotë që studion tregjet e ndryshme dhe na sugjeron se çfarë produktesh duhet të ofrojmë online. Pasi marrim këtë informacion, skuadra jonë lokale që merret me Shitjet, bisedon me shitësit dhe i fton të shesin produktet e tyre në faqen tonë. Ne i garantojmë trafikun e blerësve, në menyrë të ngjashme me një qendër tregtare, kundrejt një komisioni për çdo shitje.

Pra, nëse nuk shesin nuk paguajnë asgjë. Trafikun e garantojmë nëpërmjet formave tradicionale të marketingut. Në lidhje me kalimin e produkteve në faqe ne i ofrojmë shitësve fotografimin e produkteve, përpunimin e fotografive dhe ngarkimin e tyre në faqe falas. Pra, pas çdo produkti që shfaqet në Kaymu.al, ka një punë mjaft të madhe përgatitore dhe ky është edhe çelësi i suksesit.

7. Nga këndvështrimi marketing, cilat kanale përdorni kryesisht? Sa i rëndësishëm është marketingu në këtë biznes?

Marketingu ështe i ndarë në dy pjesë, online dhe offline. Kuptohet që pjesa kryesore është online dhe mënyrat janë tipiket e industrisë: rrjetet sociale, GDN, SEM apo Newsletters. Ndërkohë pjesa offine ka një peshë më të vogël dhe është fokusuar kryesisht në fletushka informuese apo citylights.

8. Shitjet online vs atyre tradicionale? Listoni 3 përparësi të shitjeve online, pra përse klientët duhet të blejnë online?

Padyshim që fjala kyçe kur flitet për avantazhet e e-Commerce është KURSIMI. Kështu, kursehen para duke qenë se mund të krahasohen në kohë reale çmimet e dhjetra dyqaneve që shesin të njëjtin produkt dhe së dyti përfitohet edhe nga uljet që shumë prej dyqaneve ofrojnë vetëm për Kaymu.al. Së fundmi, kursehet shumë kohë duke qenë se mund të bëhet shopping nga telefoni apo laptopi pa shkuar fizikisht në dyqane që mund të jenë disa kilometra larg nga njëri tjetri.

9. Ku është pozicionuar aktualisht Kaymu në tregun shqiptar, dhe cilat janë objektivat e së ardhmes?

Kaymu, për momentin është padyshim kompania numër një në Shqipëri për numër shitjesh. Objektivi për të ardhmen është që te 2-3-fishojmë shitjet në periudhën kohore të 1 deri në 2 vite. Kjo kuptohet që kërkon një impenjim të madh, si në rritjen e gamës së produkteve të ofruara, ashtu edhe në edukimin e shitësve dhe blerësve.

Artikulli u shkëput nga fq. 26 e nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Revistën mund ta shfletoni të plotë këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0