Katër projektet kryesore që do të realizohen në Tiranë -

Katër projektet kryesore që do të realizohen në Tiranë

Katër projektet kryesore që do të realizohen në Tiranë
~4 minuta lexim

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi katër nga projektet që do t’i shtohen kryeqytetit, mes tyre Teatri i Ri, rehabilitimi i Kopshtit Botanik, stadiumi i ri “Selman Stërmasi”, apo edhe Muzeu i Tiranës. Ai tha se do bëhet një përurim zyrtar i Piramidës, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

Kemi disa projekte të reja të qytetit dhe njëri prej tyre është stadiumi i ri “Selman Stërmasi”. Sporti ka marrë, jo vetëm prej Tiranës Qyteti Europian i Sportit, por vitet e fundit i kemi dhënë një impuls të jashtëzakonshëm.

Mjafton të shikojmë nivelin e medaljeve dhe cilësisë së sportistëve, qartazi ka qenë një para e shpenzuar mirë nga Bashkia e Tiranës. 90% e ekipit tonë Olimpik janë të Bashkisë së Tiranës, nga Sport Club Tirana. Ka ardhur koha që aty të kalojmë nga një ngrehinë ku ka agjenci udhëtimi apo lojëra elektronike, në një aset për Tiranën. Ka ardhur koha që Tirana të ketë një Muze të artit modern, Galeria Kombëtare është në rikonstruksion.

Lexo:Veliaj prezanton nismën e re: Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania

Kemi konceptuar një tokë që është në fund të Bulevardit të Ri, kurse Muzeu i Tiranës është konceptuar te Sarajet. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, por ligji thotë se vetëm Instituti i Monumenteve të Kulturës i shpall monumentet e kulturës. Mund të kemi bindje politike, mund të bëjmë debatet tona, por ose është ose nuk është monument kulture, nuk mund të jetë me dëshirë e me pasion, është me ligj e me një komision. Kemi edhe Sarajet, kur për herë të parë në Bashkinë e Tiranës kemi akorduar një fond për t’i blerë këto ndërtesa, ashtu siç bëmë me shkollën Kosova, me Sarajet e kështu bëmë me ndërtesën e Libohovitëve. Ndërtesa e Libohovitëve si investim do t’i kalojë Ministrisë së Kulturës, kjo do të thotë që nuk kemi detyrime financiare. Tek Sarajet është Bashkia e Tiranës ajo që do të bëjë investimin”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai shtoi edhe disa projekte të tjera: “Duam që të reflektohet në buxhet edhe Qendra e Konventave dhe Ekspozitave. Kemi bërë një garë ku është shpallur fitues Maksimiliano Fuksas. Me aq evente sa ndodhin këtu, me aq aktivitete sa ndodhin këtu, Pallati i Kongreseve sot është i ezauruar. Ne duam që në skajin tjetër të Tiranës, tek Bulevardi i Ri, të kemi qendrën e re të Konventave e Ekspozitave.

Jemi në proces gjyqësor, të cilit po i vjen fundi, për Kopshtin Botanik. Unë besoj se prova se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë potenciali ka Kopshti Botanik, përtej bindjeve politike, është vetëm 100 metra larg nga Kopshti Zoologjik, nga një kopësht zoologjik kur dikur luani hante patate dhe ujku ishte me depresion në ato pllakat e çimentos, kurse sot jemi në një hapësirë didaktike ku kemi edhe klasa për fëmijët, një parkim nëntokë për komunitetin, janë shtuar specie që ne nuk i kemi pasur më parë. Jemi në pritje të finalizimit të atij procesi.

Stadiumi i Lojërave me dorë “Asllan Rusi” është një ngrehinë e kohës së Italisë, ka qenë hangar avionësh. Propozimi që kemi është që, edhe aty të bëjmë një ndërhyrje e ta kthejmë vërtet në një arenë të basketbollit e volejbollit, ashtu siç i ka hije një qyteti evropian si Tirana”.

TP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0