Nga festivalet te dasmat: Pse spektaklet me dronë po përhapen me shpejtësi - Business Magazine Albania

Nga festivalet te dasmat: Pse spektaklet me dronë po përhapen me shpejtësi

Nga festivalet te dasmat: Pse spektaklet me dronë po përhapen me shpejtësi

Spektaklet me dronë po kthehen gjithnjë e më shumë në pjesë të rëndësishme të eventeve në mbarë botën,  nga dasmat dhe festat private, te festivalet muzikore dhe ngjarjet madhore sportive. Dikur një risi teknologjike e rezervuar për evente të mëdha, sot dronët po përdoren për të krijuar përvoja emocionale dhe vizuale të paharrueshme për publikun e çdo lloji.

Këto shfaqje përbëhen nga qindra apo mijëra dronë të pajisur me drita LED, të cilët lëvizin në sinkron për të krijuar imazhe në ajër – nga simbole dhe figura artistike, te animacione të ndërlikuara që tregojnë histori personale apo tematika të caktuara. Ato mund të personalizohen për çdo rast, duke u kthyer në një element unik surprize apo spektakli. Popullariteti i tyre është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Festivale të njohura si Glastonbury kanë përfshirë spektakle me dronë në programin e tyre për herë të parë, ndërkohë që parqe argëtimi ndërkombëtare ofrojnë shfaqje të përnatshme. Në Kinë, rekordi i fundit për spektaklin më të madh u vendos me mbi 10,000 dronë që fluturuan në sinkron.

Lexo edhe:Monako shpallet qyteti më i shtrenjtë në botë!

Ekspertët e industrisë theksojnë se këto spektakle janë shumë më të sofistikuara sot, duke arritur të krijojnë imazhe të detajuara dhe të sinkronizuara me muzikë në mënyrë perfekte. Ato janë përdorur në dasma, ndeshje sportive, koncerte, festivale, hapje korporatash, madje edhe për promovime të produkteve apo fushata të mëdha marketingu. Ndër avantazhet kryesore janë siguria më e lartë krahasuar me fishekzjarrët tradicionalë, ndotja më e ulët, mundësitë më të mëdha për personalizim dhe integrimi me elementë të tjerë si lazerë apo efekte speciale. Për më tepër, me zhvillimin e teknologjisë, disa dronë po eksperimentohen edhe me efekte piroteknike për të sjellë ndjesinë e fishekzjarrëve në një formë më të kontrolluar.

Megjithatë, kostoja mbetet një sfidë, një spektakël mesatar mund të kushtojë nga dhjetëra mijëra deri në qindra mijëra dollarë, varësisht nga numri i dronëve, koreografia dhe vendndodhja. Shpesh, nevojitet një ekip i tërë për vendosjen, programimin dhe rikuperimin e dronëve pas shfaqjes. Gjithsesi, kompanitë që merren me këtë fushë po rriten në numër dhe po gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të përshtatur spektaklet me rregulloret ligjore të secilit vend.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0