Karakteristikat e punonjësve të pazëvëndësueshëm - Business Magazine Albania

Karakteristikat e punonjësve të pazëvëndësueshëm

Të gjithë e kemi një koleg në punë që është më i dalluar, më energjik, më i motivuar si dhe që posedon tipare që e veçojnë nga të tjerët.

Në një studim të realizuar me anë të një pyetësori u intervistuan më shumë se 500 udhëheqës biznesi, të cilët u pyetën se si e dallojnë një punonjës nga të tjerët. Hulumtuesit kërkuan ta dinë pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët në vendin e punës. Përgjigjet ishin mjaft befasuese pasi udhëheqësit zgjodhën “personalitetin” si arsyen kryesore.

Posaçërisht, 78% e udhëheqësve theksuan se personaliteti është mënyra që veçon punonjësit e dalluar, shifër kjo më e lartë se sa përshtatja kulturore me 53% si dhe më e lartë se sa shkathtësitë e punonjësit 39%. Personaliteti përbëhet nga një sërë preferencash dhe prirjesh të qëndrueshme, e që janë faktorë mjaft të rëndësishëm pasi paraqesin mënyrën e qasjes sonë karshi botës.
Tiparet e personalitetit formohen në një moshë të re dhe zhvillohen në fazat e para të moshës madhore. Gjatë jetës suaj ju pësoni shumë ndryshime, mirëpo personaliteti nuk është njëra prej tyre.

Gjithmonë kërkojnë më shumë

Punonjësit e dalluar kanë bindjet e tyre se gjithmonë mund të arrijnë rezultate më të mira. Pavarësisht rezultateve pozitive që i arrijnë, punonjësit e dalluar janë të uritur për përmirësim, pasi që kanë mentalitetin fitues dhe bindjen se kësisoj kanë arritje më të mëdha si personale ashtu edhe profesionale.

Lexo edhe: “Unë jam i radhës, duhet të shpëtoj veten”: Pse pushimet nga puna bëjnë që punëtorët e tjerë të largohen 

I menaxhojnë me qetësi mosmarrëveshjet

Ata reagojnë me maturi në raste mosmarrëveshjesh me kolegët në punë. Gjithashtu vetëpërmbahen përderisa sqarojnë pikëpamjet dhe idetë e tyre. Nuk reagojnë me vrull në rast se ndihen të rrezikuar, i evitojnë pengesat me lehtësi pasi që në mendjen e tyre kanë qëllime të mëdha.

Kontrollojnë egon e tyre

Punonjësit në fjalë nuk i kushtojnë shumë rëndësi egos së tyre, sidomos kur është fjala për përmirësimin e punës në grup. Ata janë në gjendje ta pranojnë gabimin si dhe të gatshëm ta vazhdojnë punën duke përkrahur idenë e tjetrit. Kësisoj, ruhet edhe harmonia brenda ekipit të punës.

Janë të përgjegjshëm

Tipari që e veçon një punonjës të dalluar është marrja e përgjegjësisë kur është nevoja. Ata e zotërojnë punën e tyre, vendimet e tyre, si dhe marrin përgjegjësi për rezultatet e punës së tyre, qoftë ato pozitive apo negative.

Janë të guximshëm

Pa dyshim se një punonjësi të dalluar nuk mund t’i mungojë guximi dhe vetëbesimi. Punonjësit e dalluar nuk hezitojnë t’i shprehin mendimet e tyre, të bëjnë pyetje apo edhe ta sfidojnë ndonjë vendim të marrë nga anëtarët e tjerë. Kësisoj, ata tregojnë se sa të guximshëm janë dhe se janë të gatshëm që në të ardhmen të marrin vendime të rëndësishme për kompaninë.

AI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0