“Kape Ditën” në Radio Tirana 1. Digjitalizimi i domosdoshëm si pjesë e biznesit dhe shoqërisë - Business Magazine Albania

“Kape Ditën” në Radio Tirana 1. Digjitalizimi i domosdoshëm si pjesë e biznesit dhe shoqërisë

Më 2 nëntor në Tiranë do të zhvillohet edicioni i 14-të i AllWeb, “Konferenca e Marketingut Dixhital” në Shqipëri. Me një qasje të re orientuar në tregjet rajonale, biznesi dhe shoqëria jonë ka nevojë të trajtojë temën e digjitalizimit pasi ai nuk po bëhet thjesht pjesë e rëndësishme e jetës sonë, por është një nga fushat më të rëndësishme të së ardhmes.

Për të folur më gjerë se çfarë është All Web të ftuara në “Kape Ditën” janë Eni Muça dhe Griselda Dervishi. Të cilat theksuan se bota e digjitalizimit është e ardhmja e biznesit dhe jo vetëm por edhe e shoqërisë.

BusinessMag ka qenë si një projekt, si revistë online, digjitale. Është revista e parë e biznesit inovacionit në Shqipëri në mënyrë që të prekim bizneset që duan të jenë pjesë e digjitalizimit. All Web e ka sjell BusinessMag në Tiranë, në fakt është nga Maqedonia. Të përfaqësojmë teknologjinë për të sjellë frymën europiane sepse po evoluon çdo ditë. Këtë vit kemi në fokus AI gjeneruese. Mund të keni produktin më të mirë të botës dhe është e nevojshme që marketingu dhe produkti të shkojnë bashkë. Që ka nga gjeneza synimi ka qenë pjesa digjitale”, tha Eni Muça.

Konferenca do të bashkojë ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun dhe teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital dhe në skenën e përgjithshme të biznesit në Shqipëri.

Mëngjesi në Radio Tirana 1 fillon me “Kape Ditën”, emision të cilin mund ta ndiqni në frekuencat 99.5 Mhz. Programi radiofonik përcjell informacionet më të nevojshme për mëngjesin. rtsh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0