Ja si renditet Shqipëria në raportin e netëqëndrimeve të turistëve - Business Magazine Albania

Ja si renditet Shqipëria në raportin e netëqëndrimeve të turistëve

Ja si renditet Shqipëria në raportin e netëqëndrimeve të turistëve

Viti 2023 shënoi jo vetëm numër më të lartë të turistëve, por edhe rritje të netëve të qëndrimit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat për net-qëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Europën tregojnë se netët e kaluara në strukturat akomoduese gjatë vitit 2023 në Shqipëri, mbajnë rekord, ato u rritën me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.

Rritja e kohës së qëndrimit të turistëve në Shqipëri, është shumë e lartë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, por dhe me shtetet e tjera të Europës. Mesatarja e Bashkimit Europian ka një zgjerim prej 6.1% të net-qëndrimeve në 2023 në raport me 2022-n, ndërsa në krahasim me 2019- është 1.4%. Shteti i dytë më rritjen më të lartë të net-qëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-n.

Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, net-qëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Europian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të net-qëndrimevetë vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%.

Lexo: Vala e podcast-eve: A po e zëvendëson median tradicionale trendi i ri?!

Net-qëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%.

Gjatë vitit të shkuar Shqipëria u vizuta nga 10.1 milionë turistë të huaj, ndërsa këtë vit pritet që numri i tyre të rritet me 30-40 %.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0