Vala e podcast-eve: A po e zëvendëson median tradicionale trendi i ri?! - Business Magazine Albania

Vala e podcast-eve: A po e zëvendëson median tradicionale trendi i ri?!

Vala e podcast-eve: A po e zëvendëson median tradicionale trendi i ri?!
13-03-2024 16:30:00

Ju ftojmë të merrni pjesë në një diskutim frymëzues në Qendrën Dua më datën 13 Mars, në orën 18:30. Tema e këtij paneli diskutimi është trendi në rritje i podcast-eve dhe eksplorimi i mundësive që ofron ky medium i ri, si dhe impaktin e tyre në sektorët e medias, argëtimit dhe edukimit.
Paneli synon të ofrojë një bisedë thelbësore për të analizuar arsyet pse podkastet po bëhen gjithnjë e më të njohura, sfidat dhe mundësitë brenda industrisë së podcast-eve, si dhe për të parashikuar se çfarë mund të sjellë e ardhmja për këtë medium të ri kaq dinamik.

Të ftuarit për këtë panel janë:

👉 Bekim Shehu (@poda_al)
👉 Alice Taylor (Inside Albania Podcast)
👉 Elios Kovaçi (@tiparzanor)

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë diskutim të rëndësishëm dhe frymëzues për të zgjeruar kuptimin tuaj për botën e podcast-eve dhe impaktin e tyre në kulturën tonë mediatike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0