Ja se si tenderët do finalizohen me inteligjencë artificiale - Business Magazine Albania

Ja se si tenderët do finalizohen me inteligjencë artificiale

Në podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama u ndal te Inteligjenca Artificiale. Sipas tij, procesi i prokurimeve publike, do të jetë tërësisht digjital, i cili do të fillojë me kryerjen e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të paraklualifikimit. Me modelin e Inteligjencës Artificiale theksoi kryeministri, do të kthehen prokurimet publike në një proces transparent dhe të lexueshëm.

“Me modelin Inteligjencës Artificiale ne mund ta kapërcejmë komplet. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelibi. E kthejmë prokurimin e  fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm. Tashmë ato të gjitha qindra mijëra veprime që duhet të bëjnë në këtë proces i bën algoritmi”, tha ai.

Nuk është vetëm kjo plot gjëra të tjera janë të mundura dhe po punojmë në disa drejtime që të përdorim Inteligjencën Artficiale dhe për ti dhënë vetes mundësia që nuk do të mund t’i imagjinonim.”

Sipas pedagoges Denisa Kele, vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të qenë një shtet teknologjik.

“Kemi mundësinë të jemi një vend më ‘tecno friendly’, e kemi kemi mundësinë për të pasur burimet njerëzore, për të qenë një shtet dixhital. Shqipëria mund të jetë një shtet teknologjik, i ka të gjitha kapacitetet e duhura për të qenë”, tha Kele.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, qeveria shqiptare miratoi projektligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jetë tërësisht digjital.

Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0