Ja pse themeluesi i Netflix mban gjithnjë një fletore me vete

Ja pse themeluesi i Netflix mban gjithnjë një fletore me vete


Nga Matt Haber, Drejtor i Inc në San Francisco

Më poshtë janë disa fragmente nga një bisedë me Randolph.

“Mrekullitë janë të rralla …. E vërteta është që për çdo ide të mirë, ka një mijë ide të këqija”.

Randolph, i cili më parë kishte hapur një revistë dhe dy biznese të shpërndarjes me postë, shpjegon se origjina e një kompanie nuk është asnjëherë e thjeshtë.

“Realiteti që kam mësuar është se idetë nuk kanë shumë vlerë, sepse ato janë vetëm pika fillestare. Çelësi është të dish pse një ide është e keqe duke përplasur menjëherë idenë tuaj me një klient, duke e kuptuar se çfarë kërkon tregu, çfarë do të funksionojë e çfarë jo? Ky ishte modeli për Netflix. Ne provuam qindra gjëra dhe pak nga pak grumbulluam njohuri për të kuptuar produktin, për të kuptuar tregun dhe atë që donin klientët”.

Lexoni: Netflix nuk ka rregulla sepse punëson njerëz të mrekullueshëm

“Gjithnjë mbaja një fletore të vogël në çantën time kudo ku shkoja”.

Kjo është e njëjta këshillë që merr çdo shkrimtar i ri: Mbani një fletore dhe një stilolaps me vete kudo që shkoni.

“Unë jam njeri që marr shënime. Dhe gjithmonë e përdor letrën. Është më pak arrogante. Kur jeni në një takim dhe ju nxirrni fletoren tuaj, njerëzit ju shikojnë dhe thonë , ‘Oh, ai po merr shënime’. Por nëse jeni në një takim dhe nxirrni telefonin tuaj, ata thonë, “Ai po kontrollon Facebook-un”.

“Kulturë nuk është ajo që ju thoni. Është ajo që bëni.”

“Një kulturë e kompanisë është e rëndësishme. Por, kulturë nuk është ajo që thoni, nuk është ajo që shkruani, kultura pasqyron veprat tuaja. ”

“Kur një mundësi e re troket, nuk është e domosdoshme të hapësh derën. Por i detyrohesh vetes të paktën të shikosh në vrimën e çelësit.”

Jeff Bezos ftoi Randolph dhe Hastings në Seattle për të folur në lidhje me një blerje të mundshme të Netflix në vitin 1998. Lexoni artikullin e plotë këtu.

Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej Netflix sot nëse Bezos do ta kishte marrë në dorë, por gjithsesi pati një moment kur Randolph dhe Hastings të paktën e konsideruan shitjen e kompanisë së tyre.

“Në njërën anë, kjo ofertë ishte jashtëzakonisht e këndshme. Mos harroni se ky ishte një biznes i bazuar në një ide të çmendur! Kjo ishte një ide që të gjithë thonin se nuk do të funksionojë kurrë. Ne kishim vetëm disa muaj që po eksperimentonim me këtë ide biznesi dhe ja ku është Jeff Bezos, pionieri i tregtisë online, i interesuar për të blerë kompaninë tonë!”

Takimi me Jeff Bezos ishte një sfidë e madhe për mua dhe Reed (Ceo-n aktual të Netflix). Ne e pamë njëri-tjetrin në sy dhe vendosëm që do të vazhdonim me idenë tonë.

Lexoni: Për të patur sukses Elon Musk dhe Netflix përdorin filozofinë e Aristotelit

“Do të mësoni më shumë për një orë duke bërë diçka sesa në një jetë të tërë duke menduar për të”.

“Duhet të jetojmë të ardhmen dhe të analizojmë të kaluarën. Netflix ishte startup-i im i gjashtë. Unë mësova më shumë pasi u largova nga Netflix dhe punova me shumë sipërmarrës të tjerë të rinj, duke i bërë ëndrrat e tyre realitet.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të realizuar ëndrrat tuaja është që thjesht t’ia filloni”.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0