Për të patur sukses Elon Musk dhe Netflix përdorin filozofinë e Aristotelit

Për të patur sukses Elon Musk dhe Netflix përdorin filozofinë e Aristotelit


Ju duhet një teknikë produktiviteti që Elon Musk, Netflix dhe Aristoteli e kanë miratuar?

Mund të jetë shekulli 21, por shumë CEO të suksesshëm dhe drejtues biznesesh kthehen pas në kohë për udhëzime.

Investitori miliarder dhe shpikësi Elon Musk arrin të kuptojë dhe implementojë parime që janë krijuar para 2000 vjetësh. Ai është adhurues i filozofisë së lashtë nga Aristoteli të quajtur “parimet e para”.

Parimet e para shpjegojnë se sa më shumë të kuptojmë parimet themelore të një subjekti, aq më shumë do të mësojmë. Në qasjen ndaj problemeve, kjo mënyrë të menduari kërkon që ju të refuzoni status quon ndërkohë që mendoni për problemin nga një këndvështrim shkencor.

Për shembull, kur Elon Musk lançoi SpaceX në vitin 2002, idea e tij e parë ishte të blinte një raketë. Gjithsesi, dëshira e tij ndryshoi kur kuptoi se kostoja e një rakete do të sillte probleme serioze ekonomike në financat e startup-it të tij. Musk shpjegon se si në vend të kësaj arriti të krijonte një raketë:

Unë thashë, në rregull, t’i hedhim një sy parimeve të para. Nga çfarë është e ndërtuar një raketë? Lidhjet e aluminit të qëndrueshme në hapësirën ajrore, plus titan, bakër dhe fibra karboni. Më pas pyeta, sa kushtojnë këto materiale në treg? Më rezultoi që kostoja e këtyre materialeve për një raketë ishte 2% nga çmimi i zakonshëm.

Përsëri, Musk e ripraktikoi filozofinë e të shpenzuarit pak në Tesla. Musk i kërkoi skuadrës së financave në Tesla të “kombinojnë çdo shpenzim, pavarsisht sa i vogël dhe të heqin çdo gjë, vlera e së cilës nuk mund të justifikohet.

Menaxherëve në Tesla të cilët kishin shpenzime më të mëdha se 1 milion dollarë iu kërkuan të mendonin gjithmonë “një detaj të hollësishëm të parimeve të kuptuarit të ofertës së furnizuesit, duke përfshirë çdo mjet dhe shërbim, përpara se të takohemi”.

Por Space X dhe Tesla nuk janë të vetmet kompani që kanë implementuar filozofinë Aristoteliane. Netflix gjithashtu ka përdorur këtë qasje greke për të rritur kompaninë në forcën më të madhe që është sot.

CEO i Netflix Reed Hastings, kuptoi se kreativiteti dhe inovacioni ishin të mbytura sepse punonjësit ndiqnin ‘qorrazi’ vetëm rregullat. Një person që mendon sipas parimeve të para thotë Hastings, vazhdimisht do të pyesi, “Çfarë është më e mira për kompaninë?” dhe “A mund ta provojmë ndryshe këtë herë?”

Dhe kjo është pikërisht ajo që Netflix iu kërkon punonjësve të bëjnë: “Ne iu kërkojmë njerëzve të bëjnë atë që është më e mira për kompaninë. Nuk iu japim më shumë udhëzime se kaq”.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0