Ja mënyrat si mund t'ia arrini në majë nëpërmjet manipulimit social

Ja mënyrat si mund t’ia arrini në majë nëpërmjet manipulimit social


Manipulimi social duket sikur tingëllon keq. Pëshpëriteni fjalën gjatë një bisede me njerëz të sjellshëm dhe ata do të mendojnë për marioneta njerëzore ose për një “keqbërës.” Mund të tingëllojë negative, por është vërtet një gjë e madhe.

Manipulim përcaktohet si “përdorimi, ose kontrolli i zgjuar i diçkaje ose i një njeriu.” Manipulimi social anagazhon aftësi bisedore dhe të personalitetit për t’i kthyer situata të caktuara në favorin tënd duke përfituar prej tyre.

Ka akoma më tepër, ajo lidhet me ‘leximin’ e situatave dhe të dish se kur të veprosh. Ja disa rregulla të thjeshta për përdorimin e manipulimit social për të ndërtuar një kompani të qëndrueshme.

1. Përdorni marrëdhëniet personale për të ndihmuar marrëdhëniet në biznes

Nëse mund të kontrolloni një dhomë, ju mund të kontrolloni fatin tuaj. Kjo nuk do të thotë se duhet të kontrolloni njerëzit, vetëm veprimet tuaja. Ndonjëherë, është e thjeshtë, si një tundje e kokës. Ndonjëherë, ky kontroll mund të kërkojë vëzhgime specifike të njerëzve rreth jush.

Ju duhet të projektoni një atmosferë konfidente, qoftë nëse bëhet fjalë për mënyrën se si futeni në zyrë ose qoftë për mënyrën se si i shihni njerëzit. Kjo sjellje, e kombinuar me gjuhën e sigurt trupore i bën njerëzit të kuptojnë mënyrën tuaj të mendimit.

Praktika e ndërtimit të marrëdhënieve ndodh herët në karrierë e cila shërben si një lloj novele me seri të manipulimit social. Ky proces nuk ëhstë i nevojshëm që t’i bëni njerëzit të dallojnë prezencën tuaj; kjo ka të bëjë me ndërtimin e kredibilitetit tuaj. Të rrënjosësh vetëbesimin te dikush duke e ushqyer me besimin te vetja dhe kompetencën është një tipar i manipulimit social.

2. Të dini se kur të pyesni

Të gjesh kohën e duhur është gjithçka. Ju mund të ndërtoni të gjitha lidhjet për të cilat keni nevojë, por sërish dështoni sepse e dreqosni punën me kohën.

Të dini se kur është momenti i duhur për të kapitalizuar është gjithçka në biznes dhe manipulimin social. Dëgjoni klientët tuaj dhe kuptoni se kur është momenti që ta ktheni diçka në favorin tuaj.

Pjesa më e madhe e klientëve ndihen sikur të qënit i dëgjuar është shumë e rëndësishme në krijimin e besimit. T’u kushtoni vëmendjen nevojave të klientit ose klientëve potencialë krijon besueshmëri dhe ju mban ju në një pozicion, nga i cili mund të dilni “fitues” në të ardhmen.

3. Hidhuni të parët

Në momentin që jeni hedhur në sulm, duhet të prodhoni. Kjo fazë e procesit nuk ka të bëjë vetëm me aftësitë e tua; lidhet me punonjësit tuaj gjithashtu.

Kur jam jashtë zyre me një grup të madh punonjësish të industrisë sime, e ‘heq’ veten ndryshe nga ç’do bëja me klientët aktualë dhe potencialë. Këta janë njerëzit të cilët me ndihmojnë në biznes, dhe unë mbështetem te besimi i tyre.

Ju keni punuar shumë për ta vënë veten në pozitat për të ndihmuar klientët dhe për të ndërtuar biznesin tuaj. Porcioni final i manipulimit social është të vendosni një staf shumë të mirë në një atmosferë të relaksuar në një dhomë plot me klientë potencialë. Duke bërë këtë mund të ndërtoni atë lloj besimi që ajo shprehja e thjeshtë, “Unë kam një skuadër të mirë,” nuk ka arritur kurrë ta bëjë.

Manipulimi social nuk është një fjalë e turpshme; është një mënyrë e thjeshtë për të ndërtuar besimin. Ai besim i hap dyert të ardhmes suaj, dhe kur këto mundësi dalin në pah, ju duhet të hidheni në sulm.

*Shkruar nga Anthony Russo, publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0