Ja cilët janë telefonat ku WhatsApp nuk do të funksionojë më


Mbeten vetëm disa javë para se WhatsApp të ndalojë së funksionuari për disa lloje smartfonësh. Siç bëhet e ditur në pjesën FAQ të platformës, ekzistojnë disa telefona Android dhe iOS që nuk do të kenë pjesë të tyre aplikacionin pasi kompania nuk do ta suportojë për disa platforma të vjetra që nga 1 shkurti 2020.

Sipas informacionit në seksionin FAQ të WhatsApp, telefonat Android që funksionojnë me sistemin operativ Android 2.3.7 dhe iPhone që funksionojnë në iOS 8 nuk do të kenë mundësi të përdorin WhatsApp që nga viti i ardhshëm.

Lexoni: Paralajmërimi: Fshini WhatsApp nëse doni të ruani veten

Për më tepër, këto versione “nuk mund të krijojnë më llogari të reja, as të ri-verifikojnë llogaritë ekzistuese pas 1 shkurtit të vitit 2020″.

Përveç kësaj, WhatsApp nuk do të suportojë telefonët Windows nga 31 Dhjetori 2019.

Sistemet e mëposhtme operative nuk do të kenë më WhatsApp nga viti i ardhshëm:

  • Versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër
  • iOS 8 e më të vjetër
  • Të gjithë telefonët Windows OS nga 31 Dhjetori 2019

Lexoni: WhatsApp së shpejti do të sjellë mesazhet ‘vetë-shkatërruese’

WhatsApp gjithashtu renditi sistemet e operimit që aplikacioni suporton dhe u rekomandon përdoruesve të përdorin pajisjet e mëposhtme:

  • Android që funksionon me OS 4.0. 3+
  • iPhone që funksionon me iOS 9+
  • Zgjidhni telefonat që ekzekutojnë KaiOS 2.5.1+, duke përfshirë JioPhone dhe JioPhone 2

Kompania në pronësi të Facebook vazhdon të përditësojë programin e saj për të përfshirë veçori të reja në mënyrë që të sigurojë mesazhe të sigurta dhe eksperiencë më të mirë për përdoruesit e saj. Aplikacioni i mesazheve aktualisht po punon për të nxjerrë së shpejti funksionin e shumëpritur ‘Dark Mode’.

/livemint

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale