Paralajmërimi: Fshini WhatsApp nëse doni të ruani veten

Paralajmërimi: Fshini WhatsApp nëse doni të ruani veten


“WhatsApp është një ‘kalë trojan’ që po shfrytëzon miliona përdorues dhe nuk ndryshon nga Facebook”, kështu njoftoi themeluesi i Telegramit, Pavel Durov.

Në një postim të gjatë të mërkurën, ai sulmoi aplikacionin më të madh të mesazheve WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook që prej vitit 2014 dhe përdoret nga 1.5 miliardë përdorues cdo muaj.

“Pavarësisht nga qëllimet themelore të WhatsApp, këshillat për përdoruesit e tyre janë: nëse nuk jeni dakord që të gjitha fotot dhe mesazhet tuaja të bëhen publike një ditë, ju duhet të fshini WhatsApp nga telefoni juaj.

WhatsApp jo vetëm që nuk i mbron mesazhet tuaja, por është aplikacion po përdoret vazhdimisht si një kalë ‘Trojan’ për të përgjuar fotot dhe mesazhet tuaja në celular. Pse e bëjnë këtë? Facebook ka qenë pjesë e programeve të mbikëqyrjes shumë kohë para se të blente WhatsApp”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Qeveritë spiunohen përmes WhatsApp

Sipërmarrësi rus i referohej skandalit në të cilin u përfshi Facebook para disa muajsh, ku dolën të dhënat e miliona përdoruesve. Me shkrimin e tij, Pavel ka qëllim të tregojë se e njëjta gjë funksionon dhe me WhatsApp.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0