Qeveritë spiunohen përmes Whatsapp-it

Qeveritë spiunohen përmes WhatsApp


Një numër jo i vogël anëtarësh nga qeveri dhe ushtri të 20 vendeve të botës kanë qenë objekt përgjimi përmes shërbimit të mesazheve, WhatsApp.

Këtë ia kanë konfirmuar agjencisë Reuters disa persona që janë ngarkuar me një hetim të brendshëm të degës së Facebook, WhatsApp. Me një software spiunazhi mund të përgjoheshin smartphone-ët e viktimave. Disa viktima janë të lokalizuara në SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Meksikë, Pakistan dhe Indi.

Lexoni gjithashtu:

Aplikacioni TikTok po shkarkohet më shumë se WhatsApp

WhatsApp ka dorëzuar të martën akt-akuzën kundër firmës izraelite të software-ëve NSO Group. Kjo firmë akuzohet se ka zhvilluar një program spiunazhi dhe e ka shitur atë, duke shfrytëzuar një boshllëk sigurie në serverat e WhatsApp-it. Me këtë janë hakuar smartphone-ët e të paktën 1.400 përdoruesve. Të prekur janë edhe gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

NSO kishte deklaruar më parë për akuza të tilla, se ka shitur programe spiunazhi vetëm për qeveritë që i përdorin ato në luftën kundër terrorit apo kriminalitetit. Për akuzat e reja NSO nuk ka bërë prononcim. Kreu i WhatsApp, Will Cathcart ka deklaruar se ky grup është prezantuar sikur punon në mënyrë të përgjegjshme për qeveritë. “Por ne kemi zbuluar, se më shumë se 100 gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në majin e kaluar kanë qenë objekt sulmi. Ky keqpërdorim duhet të marrë fund.”

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0