WhatsApp së shpejti do të sjellë mesazhet ‘vetë-shkatërruese’


Ju mund ta keni parë këtë veçori në disa aplikacione të tjera të mesazheve. Sidoqoftë, për WhatsApp, ky do të jetë një hap i rëndësishëm.

Kjo veçori aktualisht është në fazën e zhvillimit dhe do të lançohet shpejt në versionin e qëndrueshëm.

Lexoni: Aplikacioni TikTok po shkarkohet më shumë se WhatsApp

Në WhatsApp, mesazhet vetë-shkatërruese mund të quhen si mesazhe “Disappearing”. Ju mund të dërgoni një mesazh dhe të specifikoni një kohëmatës për të vetë-shkatërruar (zhdukur) atë.

WABetaInfo vëren se funksioni ju lejon të zgjidhni midis 5 sekondave ose 1 orë që mesazhet të zhduken.

Ju me siguri do të jeni në gjendje ta shfrytëzoni këtë veçori edhe në Grupe – përfshirë bisedat individuale.

Me informacionin në dispozicion tani, nuk mund të konfirmohet nëse do të ketë më shumë opsione të kohës për zhdukjen e mesazheve.

Vini re se ende nuk ka njoftime zyrtare në lidhje me këtë funksion.

WaBetaInfo

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale