BusinessMag ka në fokus biznesin, sipërmarrjen dhe startup-et, prandaj në këtë artikull ju sjellim eventet që nuk duhet t’i humbni gjatë periudhës Shtator-Tetor.
Workshop: “Fundraising 101” (Mënyrat e Financimit)
26 Shtator, 2019
Financimi është një pikë shumë e rëndësishme në vazhdimësinë e një startup-i. Duke parë nevojën që ekosistemi i startup-ve shqiptare ka për informacion rreth kësaj teme, eksperti Igor Madzov do të ndajë eksperiencën e tij me të pranishmit dhe njohuritë e tij rreth “Fundraising 101” apo në shqip, mënyrave të financimit. Në këtë workshop ju do të keni mundësinë për të mësuar rreth tipeve të financimit dhe fazave të financimit, ndryshimin midis investitorëve, si të përgatitemi dhe të dimë se çfarë kërkojnë investitorët, pas financimit.
Techstars Global Startup Weekend Women – Nisma globale në mbështetje të sipërmarrëseve të reja vjen në Shqipëri
27 Shtator, 2019
Techstars Global Startup Weekend Women vjen në Tiranë në datat 27-29 shtator. Tirana është bërë pjesë e Techstars Global Startup Weekend Women, një event 54-orësh që në thelb ka mbështjetjen e sipërmarrësve të rinj dhe zhvillimin e komuniteteve rreth tyre. Kjo nismë ndërkombëtare, e mbështetur nga partnerë globalë si Google for Startups, është për këdo që ka një ide biznesi dhe dëshiron ta zhvillojë atë në një ambient dinamik dhe frymëzues nën mentorimin e ekspertëve më të mirë. Përveç kësaj, ideja më e mirë do të këtë mundësinë të përfaqësohet në në finalen e madhe të Global Startup Weekend Women në Singapor në Mars 2020.
28 Shtator, 2019
A jeni një sipërmarrëse dhe doni të mësoni se si të rrisni biznesin tuaj? Atëherë ky workshop është për ju! Women Founders Network Albania, mbështetur nga Swiss EP Albania do të sjellë Howard Kingston, një nga ekspertët kryesorë në botën e rritjes së biznesit dhe marketingut dixhital, për t’ju mësuar se si të rrisni biznesin tuaj.
Trajnim: “Zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe marketingu dixhital”
Vjen për herë të parë më 2 Tetor 2019 trajnimi “Zhvillimi i një strategjie të marketingut dhe marketingu dixhital”.
Sjellja e shembujve të kompanive të suksesshme perëndimore, që kanë përdorur strategjitë e duhura të marketingut. Temat do të jenë interaktive dhe do t’i jepet mundësia të gjithë të trajnuarve që jo vetë të pyesin, por edhe të marrin pjesë në situata të krijuara artificialisht, për të iniciuar zgjidhjet e duhura, për të iniciuar zgjidhjet e duhura, në rastet reale që i ndodhin kompanive.
3 Tetor, 2019
Në datën 3 Tetor 2019, ora 18:00 organizohet eventi me titull “Women Founders Talk”. Katër sipërmarrëse do të bashkohen, në një diskutim të hapur mbi Investimin, Mentorimin, bootstrapping dhe si të ngrini brandin tuaj.
Fabiola Duro – bashkë themeluese e Innovation Nest
Rafaela Rica– CEO e Inceberg Communication
Blerina Ago– drejtore ekzekutive e “Be Taken by Albania”
Kristi Janku– themeluese e Kikiliciouss
do të ndajnë me të ftuarit sfidat dhe mundësitë e të qenit sipërmarrëse në Shqipëri. Një mundësi unike për sipërmarrësit për të zgjeruar rrjetin e tyre, për të mësuar më shumë dhe për të takuar profesionistë, të cilët përballen me të njëjtat sfida dhe problematika çdo ditë.
Energy Expo & Forum 2019 – Edicioni i 3-të
4- 5 Tetor 2019
Në datat 4-5 Tetor, 2019 Expocity Albania organizon me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, edicionin e tretë të panairit dhe forumit ndërkombëtar të energjisë. Energy Expo & Forum, në vijim të edicioneve të mëparshme, ofron dhe mbështet komunikimin dhe bashkëveprimin në fushën e energjisë dhe orienton edhe udhëheq drejt risive dhe projekteve shkencore, bashkëkohore të të ardhmes së Energjisë në tregun shqiptar, rajonal dhe më gjerë.
Programi UK – Albania Tech Hub 2019-2020
Raundi i tretë i programit UK-Albania Tech Hub fton startup-et teknologjike shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor të aplikojnë përpara datës 18 Tetor 2019.
Çfarë është UK-Albania Tech Hub?
E vetme në llojin e saj, UK-Albania Tech Hub është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë. Pas projektit të suksesshëm me startup-e shqiptare, programi këtë vit do të zgjerohet për të përfshirë dhe pranuar aplikime nga startup-et e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor.
21 Tetor, 2019
Në kuadër të muajit Europian për Ndërgjegjësimin ndaj Sigurisë Kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), në partneritet me institucione të tjera të fushës në Shqipëri, do të organizojnë në datën 21 TETOR 2019, nga ora 09:00 deri në 13:00 konferencën “WOMEN IN TECH”. Ky event do të mbahet në ambientet e hotel “The Plaza Tirana”. Konferenca ka në fokus gra dhe vajza, të cilat studiojnë dhe kanë ndërtuar karrierën e tyre në fushën e TIK dhe më specifikisht, në fushën e Sigurisë Kibernetike. Qëllimi i eventit është motivimi dhe këshillimi i pjesëmarrësve për zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, në veçanti studentët dhe profesionistët e rinj. Për të treguar rëndësinë e sigurisë kibernetike, ekspertë të fushës do të realizojnë demonstrime live, duke treguar rreziqet e incidenteve të sigurisë dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre.
Projekti “Biznese të udhëhequra nga vlerat”
Në datat 21, 22, 23 dhe 24 Tetor nga ora 17:00 – 21:00, në ambientet e Urban Roots do të zhvillohet faza e parë e projektit “Biznese të udhëhequra nga vlerat”.
Ky është një projekt që synon t’ju pajisë juve me aftësi për të nisur një biznes të udhëhequr nga vlerat. Ky projekt përbëhet nga tre faza. Trajnimi në çdo fazë do jetë nga 4 ditë. Pjesëmarrja kushton 2000 lekë. Mund të aplikoni deri me datë 14 Tetor 2019. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me datë 16 Tetor, 2019.
Workshop mbi Menaxhimin Financiar – Si të arrijmë në nivelin tjetër?
23-24 Tetor 2019
Çoni kompaninë / departamentin / projektin tuaj në një nivel tjetër me menaxhimin financiar!
A merrni vendime që kanë një ndikim të lartë financiar?
A merrni raporte financiare dhe informacione të tjera?
A jeni i përfshirë në planifikimin strategjik dhe operacional të kompanisë suaj?
A vendosni për buxhetin e kompanisë ose departamentit tuaj?
Dëshironi të dini se çfarë EBIT, NOPAT, NPV me të vërtetë janë?
A do të dëshironit të flisnit “gjuhën e Financës”?
Atëherë ky workshop është për ju!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.