Starton në Tetor projekti: “Biznese të udhëhequra nga vlerat”

Starton në Tetor projekti: “Biznese të udhëhequra nga vlerat”


Në datat 21,22. 23 dhe 24 Tetor nga ora 17:00 – 21:00, në ambientet e Urban Roots do të zhvillohet faza e parë e projektit “Biznese të udhëhequra nga vlerat”.

Ky është një projekt që synon t’ju pajisë juve me aftësi për të nisur një biznes të udhëhequr nga vlerat. Ky projekt përbëhet nga tre faza. Trajnimi në çdo fazë do jetë nga 4 ditë. ​Pjesëmarrja kushton 2000 lekë.  Ky event organizohet nga  LinkAcross Albania. 

Faza I do zhvillohet në Tetor 2019 dhe do t’ju japë baza të forta për të zhvilluar një koncept biznesi. Koha që do të kaloni do të jetë aktive dhe praktike.

Lexo: Eventet që nuk duhen humbur në Shtator 2019

Në Fazën II, e cila do zhvillohet në Janar 2020, kandidatët e kualifikuar do të ftohen për të shkruar plan biznesi dhe financiar nën instruktimin dhe asistencën e trajnerëve amerikanë.

Ndërsa Faza III dhe e fundit do të zhvillohet në Mars 2020. Ata që përfundojnë të tre fazat dhe kanë një plan biznesi financiarisht të zbatueshëm do të konsiderohen për financim.

SI MUND TË APLIKOJ? Aplikoni këtu për Fazën I. Do të jetë një numër i kufizuar pjesëmarrësish. Mund të aplikoni deri me datë 14 Tetor 2019. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me datë 16 Tetor, 2019. Nëse keni pyetje, komunikoni përmes e-mailit  dhe numrit të telefonit 069 25 58 392.

KUSH JANË TRAJNERËT AMERIKANË?

Christian Pinkston

  • Themeluesi i një kompanie të suksesshme për marrdhëniet me publikun në Washington D.C.
  • Folësi i shpeshtë rreth komunikimit, risive dhe sipërmarrjeve.

Ben Gillihan

  • Shef Finance tek një kompani energjitike në Seattle.
  • Mbi 20 vite eksperiencë në planifikim strategjikë, analizë financiare dhe marrëdhënie me klientët.

Lexo: Me Into Albania tani mund t’i rezervoni online eventet në Shqipëri

John Hirt 

  • Mbi 40 vjet në udhëheqjen ekzekutive në një kompani të madhe çeliku në Çikago.
  • Tani po punon si specialist trajnimesh në lidership për biznesmenët nëpër Amerikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0