Me Into Albania tani mund t'i rezervoni online eventet në Shqipëri - Business Magazine Albania

Me Into Albania tani mund t’i rezervoni online eventet në Shqipëri


Intoalbania.com, një ndër projektet më të rëndësishme të Creative Business Solutions dhe i mbështetur nga USAID dhe Ambasada Suedeze, është një portal modern e gjithëpërfshirës mbi turizmin në Shqipëri. Me informacion të saktë dhe të përditësuar në shqip edhe anglisht dhe me një fond prej më shumë se 500 artikujsh, IntoAlbania mbulon gjithë Shqipërinë, nga destinacionet më të njohura deri tek ato më pak të njohurat, për ata udhëtarë që preferojnë natyrën e paprekur dhe eksperiencat e veçanta.

E pikërisht, një prej shërbimeve më të veçanta që ofron IntoAlbania lidhet me këto eksperienca të rralla e më autentike që ofron vendi. Në portalin intoalbania.com jo vetëm gjendet informacion mbi bujtinat tradicionale por këto të fundit edhe mund të prenotohen në sistemin e “booking” të platformës. Tashmë mund të rezervohen edhe ture apo eksperienca të veçanta të mundësuara nga partneret e besuar të projektit.

Eljo Muçaj, Managing Director në CBS, tregon se turizmi dixhital është një fokus i rëndësishëm i organizatës: “Into Albania.com, që në fillesat e tij, synonte të jepte informacion origjinal, të shkruajtur mirë e me një standard të lartë, për të përfaqësuar denjësisht një faqe kombëtare shqiptare”, shprehet Muçaj.

Standardi kombëtar i faqes mbahet nga një grup gazetarësh vendas si edhe shumë bashkëpunëtorë të jashtëm. Gazetarë të mediave ndërkombëtare e “travel bloggers” të njohur kontribuojnë rregullisht ekspertizën e njohurinë e tyre mbi turizmin në platformën IntoAlbania.

“Deri tani, jemi faqja numër një e turizmit në Shqipëri, me një sërë shërbimesh të rëndësishme për turizmin. Ndër të tjera, një kalendar eventesh ju mundëson të dini eventet më interesante që zhvillohen në vend”, thotë Eljo.

Të qenit vërtet i dobishëm e dinamik, pra jo thjesht një faqe me informacion statik, është një nga synimet parësore për portalin e, për këtë arsye, projekti përfshin edhe IntoAlbania App. Aplikacioni, i nominuar dy herë për çmime inovacioni në evente ndërkombëtare, është konceptuar si një guidë multi-funksionale e cila shoqëron turistin hap pas hapi në njohjen e tij me bukuritë, eksperiencat dhe eventet e vendit, ndër të tjera.

IntoAlbania ka zhvilluar edhe një tjetër produkt tejet të rëndësishëm e të nevojitur prej shumë kohësh në kuadrin e turizmit muzeal në vend. Ky është sistemi i audio guidave për muzetë e Shqipërisë. I pari, i ofruar në katër gjuhë të ndryshme, u inagurua para pak javësh në Muzeun Onufri të Beratit.

Eljo tregon se “synimi është për të vazhduar më tej bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, pasi edhe disa muze të tjerë janë të gatshëm për të vepruar si me Onufrin”. Nesë sistemi realizohet edhe ne muze të tjerë, kjo nismë do të përfaqësonte një arritje historike në shpërndarjen e kulturës, artit dhe trashëgimisë shqiptare.

Creative Business Solutions ka synime të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe biznesit vendas. Alban Duka, zhvillues i produktit pranë CBS, tregon se organizata po zbaton dy projekte të mëdha të USAID dhe po zhvillon disa platforma inovative. Platformat e ngritura synojnë rritjen e mundësisë së kreditimit të fermerëve dhe shitjes së produkteve vendase në tregjet ndërkombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0