iPhone i 2007-s shitet për 190,000 dollarë! -

iPhone i 2007-s shitet për 190,000 dollarë!

Zakonisht iPhone-ve u bie vlera sapo i heq nga dyqani. Por ka dhe raste të veçanta kur ndodh e kundërta, ashtu si në rastin e një ankandi në SHBA, ku versioni i parë i pahapur i modelit 4GB u shit për plot 190,372.80 dollarë.

Siç shkruan BBC, në atë kohë nuk u prodhuan shumë nga ky model, duke bërë që shumë koleksionistë të iPhone-ve ta konsiderojnë të rrallë. Modeli tërhoqi plot 28 oferta dhe u shit me një vlerë 400 herë më të lartë se çmimi origjinal.

Vetë shtëpia e ankandeve, e përshkruajti atë si “tepër të rrallë, të mbyllur nga fabrika dhe modeli i parë i 4GB në gjendje perfekte”.

Ky model doli në treg me një çmim prej 599 dollarësh dhe pritej që të shitej në ankand me një vlerë 50 deri në 100 mijë dollarë, por në fakt ia doli të thyente çdo rekord të mëparshëm.

I prezantuar për herë të parë në 2007-n nga themeluesi i Apple, Steve Jobs, gjigandi i teknologjisë vendosi që ta ndërpriste prodhimin e modelit 4GB vetëm 2 muaj pasi e kishte hedhur në treg, për shkak të shitjeve të pakta.

Pjesa më e madhe e njerëzve vendosën të blinin modelin 8GB, i cili doli në të njëjtën kohë dhe u ofronte përdoruesve dyfishin e memories për vetëm 100 dollarë më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0