INSTAT: Ulen ritmet e tregtisë, ndërtimit dhe industrisë


Ndërtimi, tregtia dhe industria, kanë ulur ritmet e aktivitetit në tremujorin e fundit të 2017-ës. Sipas të dhënave mbi indeksin e shitjes, ritmet janë zbehur për këtë periudhë, ndëesa sektorë si transporti shënuan rënie.#

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2017, paraqiten si më poshtë:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje vjetore 1 %.
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie vjetore 2,7 %.
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie vjetore 0,2 %.

Ndërtim

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2017:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016;
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016;
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016;
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016.

Industri:

  • Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje vjetore 1,5 %.
  • Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje vjetore 3 %
  • Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje vjetore 1 %
  • Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje vjetore 5,7 %.

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale