Industritë janë transformuar gjithmonë nga teknologjia. Udhëheqësit e biznesit e dinë këtë më mirë se kushdo!

Industritë janë transformuar gjithmonë nga teknologjia. Udhëheqësit e biznesit e dinë këtë më mirë se kushdo!


Kur revolucioni i avullit u shfaq, ishte hera e parë që një pajisje e krijuar nga njeriu mundi të tejkalonte fuqinë e kuajve dhe mjaftoi kjo, që i gjithë transporti të revolucionarizohej, mënyra se si produktet hidheshin në treg, sesi kompanitë ndërvepronin me klientët dhe sesi zhvillonin produktet e tyre. E njëjta gjë ndodhi kur elektriciteti u shpik. Pothuajse çdo kompani e madhe në planet punësoi një nëndrejtor të elektricitetit, një pozicion strategjik pikërisht për të rimenduar mënyrat sesi ky ndryshim do të transformonte biznesin.

Tanimë ne jemi duke jetuar Revolucionin e Tretë Industrial me Teknologji Informacioni dhe sisteme të cilat “vijnë në jetë” për të ushqyer bizneset e sotme dhe është përgjegjësia e gjithësecilit prej nesh për krijimin e kësaj faze tjetër, duke premtuar transformim dixhital.

Transformimi dixhital do të avancojë biznesin përpara dhe do të ndryshojë rrënjësisht jetët tona duke na dhënë kohë mbrapa, duke na bërë më të sigurtë dhe më të shëndetshëm, duke sjellë përfitime të rëndësishme mjedisore, duke frymëzuar rritjen e kreativitetit dhe duke na ndihmuar të arrijmë më shumë në çdo aspekt. Organizatat e suksesshme në këtë epokë e kuptojnë se një ide inovatore nuk është më e mjaftueshme dhe kreativiteti nuk është i rezervuar për disa të tjerë. Dekada më parë, një dizajn inovativ i këpucëve, një pajisje e bukur ose software i dizajnuar në mënyrë të zgjuar mund të çonte një kompani në dominim të tregut për një kohë të gjatë. Tani po shohim revolucione të vogla çdo 12-18 muaj. Kur kombinojmë kreativitetin njerëzor me përparimet në Cloud, Big Data, Conected things, Analiza të avancuara, Mixed reality dhe inteligjencë artificiale, bizneset bëhen udhëheqës dixhitalë.

I gjithë ky intensitet i lartë ndryshimesh, e vendos departmanetin e IT në një pozicion strategjik në biznes, gjë e cila në të njëjtën kohë shton edhe nevojën e menjëhershme për të orientuar kapacitetet e IT-së drejt aplikimit të zgjidhjeve të avancuar, inovatore, të thjeshta dhe të sigurta.

Fokusuar në zgjidhjet dhe produktet më të reja të Microsoft, u zhvillua më 28 Mars 2018, në Tirana Business Park, konferenca më e madhe drejtuar komunitetit të IT-së në vendin tonë “Refresh IT” Microsoft Conference.

Shumë përfaqësues biznesi dhe ekspertë të fushës së IT u njohën gjatë këtij eventi me të gjitha risitë në fushën e teknologjisë së informacionit, programet e reja e shumë metoda të përdorimit efektiv të teknologjisë.

Një panoramë e zgjeruar e platformave dhe zgjidhjeve të Microsoft, u prezantuan nga përfaqësuesit e kompanisë dhe ekspertë konsulentë. Këto platforma adresojnë aspekte të ndryshme të nevojave të biznesit si dhe zgjidhje inovatore që do të ndihmonin IT për zgjerimin e kapaciteteve në Hybrid Cloud, monitorimin dhe menaxhimin e sistemeve të ndryshme.

Sokol Vladi, Drejtor i Përgjithshëm i Microsoft Albania, tha për Business Mag se “potenciali i IT për të bërë më shumë në këtë kohë dixhitale është i ndjeshëm duke marrë në konsideratë që kostot e teknologjisë janë ulur”. 10 vite më parë, sipas tij, kosoja ishte disa herë më e lartë, ndërsa sot “është e mundur që edhe një startup të mund të aplikojë teknologjinë për të bërë më shumë në këtë drejtim”.

Sfida e IT në këtë kohë dixhitale është të jetë motorr energjie për bizneset dhe për ata njerëz që duan të bëhen konsulentë të mirë. Kjo është mundësia më e mirë, sipas Vladit, që bizneset së pari të mbijetojnë e mbi të gjitha të rrisin kapacitetet. “Për një zhvillim më të qëndrueshëm, që në edukim duhet theksuar më shumë përdorimi i teknologjisë”.

Ekspertë të njohur dhe me eksperiencë të Microsoft nga i gjithë rajoni, folës në këtë konferencë u fokusuan gjatë prezantimeve të tyre në tematika me interes dhe ndjeshmëri të lartë në ditët e sotme.

Njëra nga platformat e prezantuara ishte Microsoft 365. Me Microsoft 365 sot ka një zgjidhje të plotë dhe inteligjente për të fuqizuar punonjësit për të qenë krijues dhe për të punuar së bashku, në mënyrë të sigurtë. Në mbështetje të njërës prej katër shtyllave kryesore të transformimit dixhital, atë të zhvillimit të punonjësve, M365 ofron 4 premtime kyçe: 1) Stimulon kreativitetin në të gjithë organizatën, 2) ofron një qendër universale për punën në grup duke bërë të aksesueshme gjithçka për të cilën punonjësi ka nevojë në një vend të vetëm, 3) Thjeshtëzon administrimin e IT për të gjitha bizneset si dhe 4) Ofron siguri inteligjente në këtë mjedis gjithnjë e më kërcënues në ditët e sotme. Sjellja e këtyre elementëve në një zgjidhje të vetme do të ndihmojë kompanitë të fuqizojnë punonjësit e tyre për të arritur më shumë.

Në konferencë ju dedikua gjithashtu një hapësirë e veçantë edhe Prezantimit të Kërkasave të reja të legjislacionit lidhur me Privatesinë e njohur ndyshe si GDPR. GDPR është një rregullore gjithëpërfshirëse e privatësisë që rrit të drejtat e privatësisë për individët në BE dhe u jep rregullatorëve europianë autoritetin për të gjobitur kompanitë, të cilat ju shërbejnë individëve në BE dhe nuk i përgjigjen ketyre kërkesave. Ky është një hap thelbësor në ndërtimin e besimit të klientëve kur bëhet fjalë për privatësinë dhe mënyrën sesi mblidhen të dhënat personale.

Lidhur me inteligjencën artificiale, Anela Huskovic, Eksperte e DATA dhe AI në Microsoft theksoi se: “Vlerësohet se më shumë se 1.2T $ të ardhura shtesë janë gjeneruar në 3 vite nxitur nga përdorimi i Artificial Inteligence”. E gjithë kjo duke përdorur metoda të avancuara analitike lidhur me të dhënat e klientëve.

Ervin Nallvbani, ekspert i IT në Microsoft, thekson se në një botë ku të gjithë jemi të lidhur, informacioni rrjedh shumë. Është e rëndësishme që përdoruesi të jetë i ndërgjegjshëm për çfarë po ndodh. “Pavarësisht përpjekjeve të rregullatorëve për privatësinë, njeriu jo gjithmonë është i ndërgjegjshëm. Për sa i përket Shqipërisë nuk duket se qytetarët janë shumë të ndërgjegjshëm për çështjen e privatësisë së tyre.”

Erald Pashaj, CEO i EPPC Albania ishte gjithashtu i ftuar në këtë konferencë për të ndarë me komunitetin e IT-së rregullat e arta drejt asaj që do të quhej përsosje personale krahas asaj profesionale. Në këtë mënyrë, ekspertët e IT-së mundën të “dilnin” jashtë kornizave teknike të profesionit dhe të mund të projektonin të ardhmen e tyre, si pjesë integrale e leadershipit të organizatave, duke ndjekur vetëm 6 rregulla të arta, të cilat u prezantuan gjatë fjalës së z.Pashaj.

Të pranishmit, menaxherë të IT, developers dhe ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe, patën një mundësi të shkëlqyer përgjatë të gjithë konferencës, për të komunikuar drejtpërdrejt me panelistët e eventit si dhe me përfaqësues nga rrjeti i partnerëve lokalë të Microsoft gjatë takimeve 1:1 të rezervuara. Duke diskutuar mbi sfidat që hasin në përditshmërinë e tyre gjatë operimit në biznes, ata morën feedback-un e drejtpërdrejtë të profesionistëve lidhur me pyetjet e adresuara, në mbështetje të përshpejtimit të transformimit të tyre drejt dixhitalizimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0