Horwath Ltd për Shqipërinë: Perla e fundit e pazbuluar e Mesdheut

Horwath Ltd për Shqipërinë: Perla e fundit e pazbuluar e Mesdheut


Shqipëria turistike, nuk është prezantuar ndonjëherë më shumë se dy vitet e fundit në rang ndërkombëtar. Horwath Ltd, kompani ndërkombëtare me ekspertizë në këshillimin në sektorin e hoteleri turizmit i ka kushtuar një dokument të plotë Shqipërisë ku shpalos arsyet pse Shqipëria është ndër vendet më interesante në Europë.

Raporti vëren se turizmi është një sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit. “Shqipëria, është në një proces të shpejtë modernizimi, ku turizmi mund të kontribuojë ndjeshëm në krijimin e një imazhi të ri dhe tërheqës të një vendi miqësor dhe të hapur”. Sipas Horwath Ltd, Shqipëria është në një proces të shpejtë modernizimi, ku turizmi mund t’i siguroje vendit një imazh të ri e tërheqës.

Ja pse Shqipëria është ende ‘e pazbuluar’ sipas Horwath Ltd ?

Për 50 vjet apo më shumë, Shqipëria ishte nën një regjim shtypës komunist, që e izolonte vendin dhe e përjashtoi atë nga turizmi ndërkombëtar. Ndërkohë që tranzicioni nga një ekonomi e planifikuar qendrore e ‘bllokut lindor’, në një ekonomi moderne të tregut, Shqipëria ka luftuar me imazhin e saj dhe e ka pasur të vështirë arritjen e një pozicionimi tërheqës të tregut, citon raporti.

Lexoni: 20 gjërat që duhet dhe nuk duhet të bëni në Shqipëri

Megjithatë, duhet të merren hapa konkretë për këtë, sugjerojnë liderët botërore të fushës së turizmit. “ Rritja e turizmit ndërkombëtar, veçanërisht zhvillimi i zonave bregdetare kroate dhe malazeze ka treguar potencialin që ka tregu shqiptar. Qeveria filloi zbatimin e masave aktive të politikave për të stimuluar sektorin. Më të fundit janë ndryshimet në ligjin e turizmit deri në dhjetor 2017 (Ligji nr. 114/2017) duke mundësuar një sërë incentivash fiskale për objektet e reja të akomodimit me 4 dhe 5 yje. Në një gjendje përfundimtare të adoptimit, ekziston edhe një strategji e re e zhvillimit të turizmit për 5 vitet e ardhshme. Kjo masë, së bashku me iniciativa të tjera, duket të rrisë sektorin dhe të nxisë investimet.”- thuhet në raport.

Pse Shqipëria tani?

Pozicioni strategjik gjeografik. I ndodhur në mes të Malit të Zi dhe Greqisë, në vendin e takimit të Detit Adriatik dhe Jon, Shqipëria është më pak se 100 km larg Italisë dhe lehtësisht e arritshme nga Europa. Me 29 fluturime direkte, kryeqyteti, Tirana, është më pak se 2-3 orë larg qendrave më të rëndësishme të Europës.

Infrastruktura në zhvillim e sipër. Sistemi rrugor shqiptar është mjaft i pazhvilluar, por nën një modernizim thelbësor. Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe të tjerë, po ndërmarrin iniciativa të ndryshme ndërkombëtare për të përmirësuar dhe zhvilluar sistemin e transportit të Shqipërisë. Aktualisht, projektet e investimeve që synojnë përmirësimin e aksesit të vendit përfshijnë ndërtimin e autostradave dhe korridoreve që do të lidhin Malin e Zi me Greqinë, rehabilitimin e rrjetit hekurudhor, si dhe zhvillimin e transportit ajror.

Bukuri natyrore e paprekur. Vendi ka një total prej 28,748 kilometra katrorë dhe një vijë bregdetare me gjatësi 362 km me ujë të pacënuar dhe plazhet me rërë. Nga ana tjetër, 2/3 e sipërfaqes së vendit janë male dhe disa prej tyre janë më të larta se 2000 m, duke ofruar pamje spektakolare dhe mundësi për turizmin malor. Brenda pak minutash vizitorët mund të lënë malet dhe të shkojnë në det ose në një shumëllojshmëri resursesh ujore si liqene, lumenj etj.

Trashëgimia kulturore e pasur. Shqipëria ka një histori të pasur të lashtë, nga ilirët, grekët dhe romakët, nëpërmjet qytetërimit bizantin, venecian dhe osman, të cilat mund të përjetohen nëpërmjet monumenteve dhe gërmadhave të lashta, parqeve arkeologjike, kështjellave, monumenteve fetare si dhe tre vendeve të mbrojtura nga UNESCO: Butrinti, Berati dhe Gjirokastra.

Kushte të favorshme klimatike për biznesin. Kushtet e mira klimatike, me temperaturë më të larta ajri dhe deti krahasuar me ato në Kroaci ose Mal të Zi, mundësojnë aktivitete turistike në bregdet nga Prilli deri në Tetor, të cilat u zëvendësohen më pas me periudhën e dimrit në male. Të gjitha bashkë ofrojnë mundësi për biznesin gjatë gjithë vitit.

Lexoni: 12 vendet që të gjithë duhet t’i vizitojnë vitin e ardhshëm, mes tyre dhe Shqipëria

Shpenzimet operative të ulëta. Me 19% të popullsisë së përgjithshme, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të moshave 15-24 vjeç në Europë. Kjo strukturë e favorshme demografike, e krahasuar me nivelet e pagave në mënyrë të konsiderueshme më të ulët se ato në Europën Perëndimore, krijon një potencial të konsiderueshëm në rritje për investime.

Iniciativa atraktive gjithëpërfshirëse dhe sektoriale për investime. Qeveria shqiptare njeh përfitimet ekonomike të sektorit të turizmit dhe potencialin e saj për zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës, ata kanë miratuar një paketë fiskale që është zbatuar për investime strategjike në sektorin e turizmit që nga 1 Janari 2018. Me këtë nxitje fiskale, të gjitha hotelet e reja me katër yje dhe ato me pesë yje që do të ndërtohen do të përfitojnë nga përjashtimet nga tatimi mbi fitimet për dhjetë vjet. Për më tepër, ata nuk do të paguajnë taksën e infrastrukturës, ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të reduktohet në 6%.

Integrimi i vazhdueshëm ndërkombëtar. Republika e Shqipërisë u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s në 2009 dhe ka qenë kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE) që nga Qershori i vitit 2014. Ata, së bashku me anëtarësimin në OKB, sigurojnë stabilitet afatgjatë dhe dëshmojnë aspiratat e orientuara nga perëndimi.

Institucionet e donatorëve që tashmë e mbështesin shumë Shqipërinë. Ekzistojnë projekte të ndryshme në vazhdim në Shqipëri që financohen nga donatorë ndërkombëtarë, disa prej të cilëve janë Banka Botërore, Bashkëpunimi Italian për Zhvillim, BERZH dhe Komisioni Europian. Projektet aktuale në vazhdim dhe të planifikuara synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e burimeve njerëzore brenda sektorëve kryesorë, duke përfshirë turizmin.

/cms-horwathhtl.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0