Herjola Spahiu: përpjekja e pareshtur ju shpërblen - Business Magazine Albania

Herjola Spahiu: përpjekja e pareshtur ju shpërblen

Herjola Spahiu është CEO i institucionit financiar jo- bankar NOA. Një grua, e cila për vite me radhë i është dedikuar profesionit. Eksperienca e saj mbi 20-vjeçare ndahet mes 11 viteve eksperiencë në Bankë dhe 9 vite në sektor financiar. Fillesat e saj në tregun e punës kanë nisur që në universitet. Ajo mori një ofertë pune në atë kohë për të qenë arkëtare në një bankë të nivelit të dytë. Ka qenë ky hap që e bëri atë të përmbushë ëndrrat  e saj. Ajo shprehet se e do një treg dinamik dhe të larmishëm ndaj edhe u bë pjesë e NOA.

A jeni ju një produkt i një pune të palodhur?


Patjetër që po, nuk mund të ndodhë ndryshe. Në fillesat e mia, sapo isha bërë edhe mami i një vazje të vogël dhe me ështe dashur që ta rris e vetme për një periudhë të gjatë kohore. Ka pasur një periudhe 1- vjeçare në fillimet e mia kur bëja dy punë në të njëjtën kohë 08.00-16.00 në bankë  dhe 17.00 – 22.00 në një kompani private. Kjo për arsye financiare dhe për të siguruar më të mirën për vajzën time. Mëtej, përfshirja në aktivietet e bankës vinte në rritje dhe sigurisht që u shtuan orët e punës atje. Unë jam nga ata persona që nuk kam parë kurrë orarin apo nëse është ditë jave ose fundjavë. Nëse gjen pasionin tek ajo që bën, mund të punosh papushim dhe pa orar. Nëse llogaris në këto 20 vjet, oret e punës ju siguroj që duhet të jenë dyfishi i atyre që duhet të ishin. Kjo vazhdon edhe sot, pavarësisht pozicionit.

Na rrëfeni rreth jetës tuaj në përditshmëri si është Rutina juaj?


Këto vitet e fundit sfida është tek balanca familje – punë, e cila në opinionin tim nuk gjendet kurrë. Shumë herë peshorja rëndon nga familja dhe shumë të tjera nga puna, në varësi të situatës dhe ngarkesës. Aq më tepër, tashmë me 3 femijë bëhet edhe më e vështirë. Gjithsesi, shumë shkurt rutina ime është: zgjimi në 6.30 dhe përgatitja e fëmijeve për shkollë  , në 8.15 – 8.30 fillon rutina në zyrë ku pjesa e parë e dites i kushtohet organizmit të ditës, pastaj vazhdon me e-mailet e ditës së mëparshme që mund të kenë mbetur pa përgjigje; një lexim i shpejtë i aktualiteteve dhe ngjarjeve të ndryshme; mbledhje të ndryshme apo telefonata ditore; gjatë kohës së drekës i kushtohem leximit të ndonjë libri apo studime të ndryshme për sektorin; pasditja kalon me takime në deparatmenmete apo njësi të ndryshme.
Ndërsa pasditja i dedikohet fëmijeve qoftë duke dalë  ose me detyrat në shtepi dhe  darka mbyllet përsëri me laptopin përpara ose shënime për ditën tjetër.
Në përgjithesi jam person që nuk fle shumë, sepse më duket sikur gjumi është kohë e shkuar dëm. Sikur të kisha mundësi të mos e bëja do kisha zgjedhur që jo.

Si ka ndikuar arsimi në rritje tuaj profesionale?


Patjetër pozitivisht, unë kam pasur mundësinë të studioj gjatë kohës që kam punuar. Duhet të them që ditën e parë që kam filluar punë, kuptova që universiteti nuk më ndihmonte dot aq shumë dhe më dukej vetja si peshku pa ujë. Për këtë arsye, disa vjet pasi kisha fillur punë fillova të kërkoja për studime shtesë dhe kam kryer on-line në vitin 2006 kam kryer masterin “Sherbimet bankare dhe promovimi i tyre” nga Universiteti i Athinës. Më pas, me mbështetjen financiare të Bankes ku punoja kam kryer Master në Administrim Biznesi ne Universitetin e Selanikut por persëri në paralel me punën. Për 2 vjet, shkonim një fundjave në muaj për të marrë leksionet dhe kryer seminaret. Një ekperiencë e lodhshme por më e mira profesionalisht. Mbaj mend në kohën që përgatitesha për diplomen, kisha në paralel edhe një projekt të ndryshimit të sistemit IT në Banke dhe për një periudhë 1 mujore, punoja në zyre për diplomen deri në oren 5 të mengjesit, më tej shkoja në shtëpi për të fjetur vetëm 2 orë dhe në oren 8.00 isha përseri në zyre. Në 2018 kam kryer gjithashtu një master në Universitetin e Harvardit për “ Përfshirjen finaciare” përsëri një experiencë e bukur dhe me vlerë. Në të ardhemn mendoj që përsëri do të ndjek diçka tjetër, duke e menduar arsimin dhe marrjen e dijeve shumë të nevojshme për çdo profesionist ne çdo aspekt të karrierës.


Cilat janë librat që të kanë ndryshuar jetën?

Unë kam lexuar libra të ndryshëm të shkruar për biznesin, artistike por sidomos studime të ndryshme. Nuk do doja të promovoja asnjë liber në veçanti sepse më duket sikur do të le shumë të tjerë dhe për më tepër që besoj fort që libri është një shije personale. Këshilla ime është çdo libër është një dritare tjetër, një këndveshtrim tjetër që ndikon në formimin e këndveshtrimit tonë individual, librat nuk janë guidë, nuk duhen ndjekur apo lexuar sepse duhet, unë mendoj se duhen shijuar dhe marrë në konsideratë vetëm çfarë vlen për individin në një moment të caktuar në kohë.

Kur vendoset të themeloni “NOA”?
Unë nuk jam themeluese e NOA-s, pasi ata janë dy fonde investimi të huaja, por jam CEO i saj. Gjithsesi më vjen mirë që është ky perceptim në treg pasi vërtet e mendoj punën time sikurse të jetë e imja dhe kjo ndodh natyralisht nëse e bën me pasion diçka. Unë i jam bashkangjitur NOAs në 2014, por me krenari them që në këto vite unë dhe skuadra ime kemi bërë një punë të shkëlqyer në zbatim të misionit tonë social, duke ndryshuar imazhin e kompanisë në treg, shërbimin ndaj klientit por edhe duke rinovuar mënyren sesi i shërbejmë atij, nëpërmjet ofrimit të  sherbimeve financiare nëpërmjet rrugeve digitale.

Çfarë ka si qëllim ky rrugëtim?Ne jemi një institucion i themeluar 24 vite më parë nga USAID, me qellim zhvillimin e zonave rurale duke rritur aksesin në financë të banoreve / bizneseve në atë zonë dhe duke krijuar vende të reja pune që rrisin pavarësinë financiare të bizneseve dhe familjeve. Sot, ne jemi prezent në çdo zonë urbane apo rurale me shërbimet tona financiare, këshilluese dhe ndërmjetesuese nën të njëjtin qëllim – rritjen e aksesit në financë të bizneseve apo familjeve që e kanë të veshtire t’i aksesojnë këto shërbime nga një bankë.

Si ndikon ky biznes në shoqëri?
Impakti është gjithmonë shumë pozitiv, pikerisht për arsyet e mësipërme. Ne ndihmojmë përfshirjen financiare të klienteve që nuk kanë akses financiar, edukimin e tyre financiar, këshillimin për projekte të ndryshme, ndërmjetesojmë shitjen e produkteve të tyre dhe u vëmë në dispozicion informacion mbi tregje të ndryshme. Kemi fokus të veçantë në tematika të rëndësishme: përfshirja e femrave, sot 31% e klienteve tanë janë femra;  mbrojtjen e ambjentit nëpërmjet produkteve të gjelbra – eco; mbështetjen e sektoreve të rëndësishëm si bujqësia apo turizmi që nuk financohen nga sektori bankar; mbështetja e sektorëve që kanë normë të lartë punësimi të grave, si veshmbathjet, etj.

Ju mbajtet një takim së fundmi në Tiranë, çfarë pati në fokus?
Mora pjesë në takimin e organizuar nga USAID me tematika : Aksesi në Finance.  Një takim për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ne si NOA në kuadër të ofrimit të sherbimeve financiare në menyre të dixhitalikzuar dhe ,me focus financimin e grave sipërmarrese ndamë eksperiencën tonë, problematikat dhe sugjerime të ndryshme për të rritur më tepër përfshirjen e grave në sipërmarrje si dhe aksesin e tyre në produkte financiare.

A keni një mesazh për të gjitha gratë që bëjnë biznes?
Patjeter. Rruga për të bërë biznes nga një grua mund të jetë më e veshtire sesa për burrat, por ja vlen të behet kjo përpjekje maksimale dhe të mos tërhiqesh. Sepse ndihmon shumë në pavaresinë e saj dhe të qenit krenare me çfarë arrin. Në opinionin tim, nëse ndihesh e plotësuar profesionalisht, mund të jesh edhe një bashkëshorte shumë e mirë dhe një mama shembull për brezin që vjen. Tashmë komuniteti që e ndihmon këtë politikë  përfshirese të gruas është më i madh, më i rëndësishem dhe më shumë zë në politikëberje, kështu që vështirësitë janë pak më të ulëta sesa vite më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0