Hannah Rose DJ-i frikësohet nga inteligjenca artificiale ? -

Hannah Rose DJ-i frikësohet nga inteligjenca artificiale ?

Jeni në një klub, muzika buçet dhe dritat shkëlqejnë. Ju shikoni te kabina e DJ por atje nuk ka njeri.

Pse? Se muzika po përpunohet nga Inteligjenca Artificiale.

Por a mundet një program kompjuterik të zëvendësojë ndonjëherë lidhjen e jetës reale mes një DJ dhe një turme?

Thënë me një fjalë, jo. Të paktën jo sipas mendimit të Nooriyah.

Ajo është një DJ 28-vjeçare që jeton në Londër. Luan në vende të ndryshme në mbarë botën, ndonjëherë në turma prej më shumë se 40,000 njerëz.

Lexo: AI: Puna e artistit digjital është kopjuar më shumë se Picasso

Programet e AI kanë qenë të disponueshme në industrinë e saj prej vitesh, duke rekomanduar që këngët të përzihen bazuar në ritmin e tyre.

Por nuk e kanë marrë ende punën e Nooriyah dhe ajo mendon se e di arsyen pse.

“Sepse mënyra se si unë lidhem me audiencën time është shumë e vështirë për t’u zëvendësuar,” thotë ajo.

“Imagjinoni njerëz që këndojnë e kërcejnë të djersitur, por që shikojnë para vetes një robot, ose thjesht asgjë. Kur këta njerëz drejtojnë sytë nga mua she shikojnë që jam djersitur si ata, krijohet automatikisht lidhja intime mes nesh”, thotë ajo.

Hannah Rose mësoi të luante si DJ gjatë izolimit dhe po punon për ta bërë atë burimin kryesor të të ardhurave.

“Për mua, biseda rreth AI në këtë fushë është shumë e vonuar,” thotë ajo.

“Tashmë ekzistojnë të paktën 10 programe të ndryshme softuerike që bëjnë mix muzikën dhe mund të na lënë neve pa punë”.

Ajo dëshiron të shohë një dialog më të mirë midis atyre në industrinë e muzikës dhe zhvilluesve të AI.

“Së pari, le të ngadalësojmë lëshimin e këtyre programeve të AI dhe të tatojmë zhvilluesit e software duke i investuar ato para në trajnimin e njerëzve që humbasin punën e tyre për shkak të AI.”

Se edhe neve do përpiqen të na zëvendësojnë, lidhja që krijohet nuk është njësoj.

tp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0