Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për një Mision! - Business Magazine Albania

Google, Microsoft dhe Meta bashkojnë forcat për një Mision!

Google, Microsoft dhe Meta kanë bashkuar zyrtarisht forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux.

Treshja planifikon të “zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve”.

Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve u themelua nga Google në vitin 2019 për të garantuar sigurinë e Google Play Store dhe ekosistemit të aplikacioneve Android, dhe qëllimi i aleancës ishte zbulimi dhe parandalimi i ‘malware’.

Aleanca zgjeroi fushëveprimin e saj në 2022, duke u fokusuar në standardet e sigurisë së aplikacioneve. Aleanca tani përfshin bashkëpunime në të gjithë industrinë për mbrojtjen nga ‘malware’ dhe vlerësimin e sigurisë për cloud dhe aplikacionet mobile. Aleanca tani ka 17 anëtarë.

“Aleanca e Mbrojtjes së Aplikacioneve do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të besimit në sigurinë e përgjithshme të aplikacioneve, duke u bashkuar me të tjerët në industri që ndajnë një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e përdoruesve”, tha Dave Kleidermacher, nënkryetar i inxhinierisë për Android dhe Made-by-Google Security & Privacy në Google.

Përveç Google, Microsoft dhe Meta, anëtarët e Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve përfshijnë BishopFox, Dekra, ESET, KPMG, Leviathan, Lookout, McAfee, NCC Group, NetSentries Technologies FZCO, NowSecure, Orange Cyberdefense South Africa Ltd, Prescient Security, PwC, Schellman, TAC Security, TrendMicro dhe Zimperium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0