Google dhe Alphabeat, profesionistë më të mirë

Google dhe Alphabeat, numrin më të lartë të inxhinierëve profesionistë


Sipas një hulumtimi të Bernstein Research, kompania më e re Alphabeat dhe nëndega e saj Google zotërojnë inxhinierët më profesionistë. Por edhe Facebook dhe Twitter nuk qëndrojnë larg në zhvillimin e talenteve, sipas të njëjtit raport. Gjithashtu edhe Uber po investon fuqishëm te talentet.

Raporti i Bernsteint, hartuar nga analisti Carlos Kirjner, është unik në llojin e tij sepse vlerëson performancën e kompanive bazuar në talentet inxhinierike që posedojnë.

Ky hulumtim është përpiluar duke shfrytëzuar rënditjen e SignalFire të talenteve. SignalFire ka zhvilluar një metodologji, e cila mbulon mbi 3 milionë kompani private dhe publike të teknologjisë. Rënditja është përcaktuar në bazë të projekteve inovative dhe edukative të inxhinierëve si dhe eksperienca e lidershipi që zotërojnë.

Raporti i Bernstein zbuloi se disa kompani kanë talente të cilat në përballje me talentët e gjigandëve qëndrojnë pas ndërsa në sektorin e tyre janë lider. Shembull i qartë është talenti inxhinierik i PayPal, i cili nuk matet dot me talentet që zotëron Google dhe Amazon, por që tejkalojnë rivalët në sektorin e pagesave.

U konstatuan disa informacione kyçe në raport si:
Alphabet ka numrin më të lartë të inxhinierëve më profesionistë. Afro 20 % të inxhinierëve të kësaj kompanie në matjet e TalentRank të SignalFire janë 95 % më profesionalë sesa ato të rivalëve.
– Pikët më të larta në TalentRank i shënon Twitter duke pasur në konsideratë numrin e vogël të punojësve.
– Facebook ka një ekip të fuqishëm inxhinierësh në fushën e reklamimit
– Talenti inxhinierik i Yahoo është në rënie prej vitesh.
– Amazon ka talente inxhinierike të cilët mund të operojnë përgjithësisht
– Pinterest ka inxhinierët më profesionalë ndërsa Uber ka rritjen më të madhe të talentit inxhinierik.
– PayPal dhe  premtojnë. Inxhnierët e PayPal nuk janë aq të mirë sa të gjigandëve por që manifestojnë një eksperizë të pashoq në sektorin e pagesave.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0