Google Cloud së shpejti do të ketë një produkt të ri që do të konkurrojë Amazon dhe Microsoft - Business Magazine Albania

Google Cloud së shpejti do të ketë një produkt të ri që do të konkurrojë Amazon dhe Microsoft


Google prezantoi të Martën një produkt të ri cloud që po e quan GKE On-Prem. Është një version i Google Cloud që do të funksionojë për data centers privatë të klientëve dhe është një përpjekje e madhe nga Google për të konkurruar me Microsoft dhe Amazon.

Një kompani mund të regjistrohet për të përdorur cloud të Google për disa nga nevojat e saj IT. Ky lloj informatizimi njihet si cloud “hibride”.

Lexoni: Çfarë e dallon një menaxher të vërtetë?! Google shpenzoi një dekadë në kërkim e solli 10 kriteret bazë

Hybrid është specialiteti i Microsoft. Dhe është gjëja me të cilën Amazon Cloud Services nuk është e njohur, megjithëse është duke punuar në këtë fushë përmes partneritetit me VMware dhe projekte të tjera.

Urs Hölzle, inxhinieri i infrastrukturës së Google ndërtoi pjesën më të madhe të infrastrukturës që përdoret për gjëra të tilla si kërkimi dhe Gmail dhe tani është përfshirë në kthimin e data centers në produkte dhe shërbime cloud.

Ai gjithashtu ka predikuar historikisht që kompanitë nuk do të kenë nevojë për data centers, por do të bëjnë gjithçka në cloud. Kjo do të thotë se ata do të marrin me qera kompjuterat dhe softuerin që kanë nevojë dhe nuk do ta menaxhojnë më vetë.

Ai ka të drejtë. Një numër në rritje i kompanive po zgjedhin të bëjnë pikërisht këtë, por ata deri më sot kanë zgjedhur konkurrentin e Google, Amazon Web Services. Kjo falë numrit të lartë të shërbimeve që AWS ofron.

Google beson se ka teknologji superiore në shumë fusha, që përfshijnë sigurinë, machine learning / inteligjencën artificiale dhe pjesën e quajtur containers, e cila është një mënyrë për të rregulluar mirë cloud për nevojat e aplikacioneve të ndryshme. (Google shpiku një teknologji super të njohur container që quhet Kubernetes).

Lexoni: Google gjobitet 4.3 miliardë euro nga BE. Shkeli rregullat e konkurencës

Ndërkohë GKE On-Prem, gjithashtu lejon që Google të konkurrojë më mirë me Microsoft. Microsoft është i njohur për hybrid computing. Microsoft u rrit në epokën përpara cloud computing, kur e gjithë bota IT ishte lokale dhe ka treguar se është gjithashtu një mjeshtër i cloud computing. Azure e saj ka qenë gjithmonë e destinuar për të qenë hibrid.

GKE On-Prem i Google pritet të lançohet për klientët për testim në vjeshtë.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0