Google gjobitet 4.3 miliardë euro nga BE. Shkeli rregullat e konkurencës

Google gjobitet 4.3 miliardë euro nga BE. Shkeli rregullat e konkurencës


Komisioni Europian ka gjobitur kompaninë Google me 4.34 miliardë euro, për shkelje të rregullave të konkurrencës në BE.

Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Europian, që nga viti 2011, Google ka bërë kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjes Android dhe operatorëve të rrjeteve mobile për të vendosur pozitën e saj dominuese në kërkimin e përgjithshëm të internetit. Kompanisë i është dhënë kohë 90 ditë të ndryshojë mënyrën si vendos motorët e kërkimit dhe apps në njësitë e telefonisë Android.

Lajmi vjen ndërsa vetë kompania ka lançuar një prej arritjeve të saj më të mëdha, atë të kalimit të kabllit përgjatë Oqeanit Atlantik.

Lexo: Google hedh hapin e radhës, vendos një kabllo privat në Oqeanin Atlantik

Gjoba e shpallur nga Komisioni Europian vjen pas hetimit të zhvilluar nga BE në kontratat që Google ka bërë me prodhuesit e telefonëve dhe operatorët telefonikë.

Kjo është një vlerë gati dy herë më e lartë se gjoba e vendosur në shtator të vitit të kaluar po nga BE, kompanisë me motorin më të madh të kërkimit në botë.

Atëherë Google u  gjobit 2.4 miliardë euro, për shërbimin e saj të kërkimit të blerjeve.

Por, një faturë akoma më e lartë për Goolge, mund të jetë detyrimi i saj për të hequr nga aparatet Android, aplikacionet e instaluara përmes saj deri tani, për t’u dhënë mundësi prodhuesve të instalojnë aplikacione jo vetëm nga Google por edhe motorë të tjerë kërkimi. Kjo do të lironte jashtëzakonisht shumë terren për zhvilluesit e aplikacioneve, duke qenë se 80% e smartphone-ëve përdorin Android.

BE ka pasur nën kontroll edhe pagesat e Google ndaj operatorëve të telefonisë celulare dhe prodhuesve të telefonave që instalojnë ekskluzivisht vetëm aplikacionet e Google në pajisjet e tyre.

Google zë rreth 90% të tregut të kërkimeve në internet, sistemeve të licencuara të operimit dhe dyqaneve të aplikacioneve për Android.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0