Gjykata ruse gjobit Google - Business Magazine Albania

Gjykata ruse gjobit Google

Një gjykatë në Moskë gjobiti të martën gjigantin Google pasi akuzohet për dështimin e ruajtjes së të dhënave për përdoruesit e saj rusë, e fundit në një seri gjobash ndaj gjigantit amerikan të teknologjisë mes tensioneve midis Kremlinit dhe Perëndimit për luftimet në Ukrainë.Një gjykatës në gjykatën e rrethit Tagansky të Moskës gjobiti Google me 15 milionë rubla (rreth 164,200 dollarë) pasi kompania refuzoi vazhdimisht të ruante të dhëna personale për qytetarët rusë brenda vendit, transmeton Telegrafi.

Google ishte gjobitur më parë për të njëjtat akuza në gusht të vitit 2021 dhe qershor të vitit 2022.

Kompania gjithashtu u urdhërua të paguante një gjobë prej 3 milionë rubla (rreth 32,800 dollarë) në gusht për dështimin në fshirjen e informacionit të supozuar të rremë në lidhje me konfliktin në Ukrainë.Gjykatat ruse gjithashtu kanë gjobitur Apple dhe Fondacionin Wikimedia, që ka në pronësi Wikipedia-n.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0