Flet letonezja e cila hapi shkollën shqipe në Londër. Çfarë e shtyu? - Business Magazine Albania

Flet letonezja e cila hapi shkollën shqipe në Londër. Çfarë e shtyu?

Shkolla “Gjurmë Iliriane” ka nisur si projekt 6 muaj më parë. Me një pjesë sfidash në fillim, Sanda Eglite mori nismën vullnetare që të ngrinte “ Gjurmë Iliriane” dhe të kërkonte ndihmë nga mësueset e gjuhës shqipe. Shumë mësuese u bënë pjesë e kësaj shkolle, ku sot mësojnë 80 nxënës. Lituanezja Sanda kërkon që këtë shkollë ta ngrejë në nivele të larta, duke kërkuar bashkëpunim me partitë politike dhe me institucionet arsimore në Shqipëri për ta mbështetur në këtë nismë, që promovon  vlerat shqiptare në Europë.

Sipas saj, qëllimi i këtij projekti është të ofrojë prespektivë mbi rëndësinë që fëmijët e diasporës do të kenë për ruajtjen e së ardhmes së gjuhës shqipe, vlerave dhe traditave si pjesë e projektit të Komisionit Europian. Sanda Eglite, ka vendosur që të flasë për Radio Ejani, me përkthim nga përkthyesja e saj shqiptare, Ermida Pandovksi.Cili është qëllimi juaj në këtë projekt?

 Është ambicia jonë të promovojmë dhe avancojmë edukimin e trashëgimisë shqiptare për investimin e aftësive dhe njohurive tek fëmijët, brezi i ardhshëm i Shqipërisë. Qëllimi ynë është të ofrojmë perspektivë mbi rëndësinë që fëmijët e diasporës do të kenë për ruajtjen e së ardhmes së gjuhës shqipe, vlerave dhe traditave si pjesë e projektit të Komisionit Evropian. Është përgjegjësia jonë morale të ruajmë gjuhën dhe kulturën e vlefshme shqiptare për të mirën e ardhshme të të gjithë fëmijëve që rriten në diasporë dhe të bëjmë çdo përpjekje për reciprocitetin dhe solidaritetin.

 Si ka nisur ideja për këtë shkollë?

 “Gjurmë Iliriane” ka nisur si projekt 6 muaj më parë. Të qenit nga Letonia, e martuar në familje shqiptare ishte një shpresë që fëmijët tanë të kenë një mundësi për të forcuar identitetin e tyre etnik. Me rritjen dhe mësimin e historisë, gjuhës dhe vlerave shqiptare dhe më e rëndësishmja, aftësia për të komunikuar dhe për të mos harruar të moshuarit dhe traditat e familjes së tyre në atdhe, në Shqipëri. Meqë emri qëndron i fortë ne po rrisim brezin e ardhshëm të ilirëve këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ka kohë më të mirë se tani.

Vizioni i ruajtjes dhe ofrimit të mundësive pozitive për fëmijët tanë për të ndërtuar ura traditash dhe vlerash të Shqipërisë është detyra jonë morale, duke filluar nga prindërit dhe mësuesit, duke përfshirë partneritetin dhe bashkëpunimin e sistemeve mbështetëse të shërbimeve qeveritare.

Çfarë ju shtyu të merreni me arsimin?

Së pari, të qenit nënë është një instinkt, privilegj dhe përgjegjësi për detyrën që kemi për të mbrojtur dhe ushqyer fëmijët tanë. Së dyti, privilegji i mundësive që pata të takohem me shqiptarë vendas dhe të dëgjoj përvojat e tyre jetësore që sjell nderin më të madh për të investuar talentet, aftësitë dhe përvojat e grave në nismën më të fuqishme “Gjurmë Iliriane”.

Sa e vështirë dhe e bukur është njëkohësisht?

Ne kemi vetëm 6 muaj që kemi hapur shkollën. Si çdo nismë e re dhe për ne fillimet kanë qenë të vështira, por kemi nje staf vullnetar që punojnë shumë fort për t’u mësuar fëmijëve gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Jemi shumë të lumtur kur shikojmë sa dëshirë kanë fëmijët për të mësuar dhe arritjet e tyre deri më sot.

A keni mjaftueshëm financim për ta bërë këtë gjë?

Kemi kaluar kohë tepër sfiduese ndërsa kemi siguruar formalitetet dhe fondet e nevojshme për të mbuluar qiranë dhe burimet e të mësuarit. Ekspertiza dhe talenti i ekipit tonë të mësuesve dhe vullnetarëve vazhdon të më lërë përshtypje çdo ditë. Ky është përkushtimi i vërtetë për të ofruar mundësi mësimi të standardeve më të larta .

Ndërsa stafi ynë vazhdon t’i kushtojë kohën dhe ekspertizën e tyre si vullnetarë për t’i ofruar komunitetit shqiptar seanca arsimore kulturore falas, ne kemi kuptuar se puna e vërtetë e palodhur që bëjmë për “Gjurmë Iliriane”, ndërkohë që balancimi i punëve tona kryesore, drejtimit të familjeve dhe angazhimeve familjare është një investim vërtet i jashtëzakonshëm.

Si staf jemi të fortë në aftësitë për t’i shërbyer komunitetit tonë, por si organizatë në shoqëri, ne njohim mungesën e mbështetjes pas sfidave për të arritur njohjen që e ardhmja e kulturës shqiptare të ketë sukses në një mënyrë që promovon barazinë dhe transparencën.

Prej sa kohësh e drejtoni këtë shkollë dhe kë ndihmoni?

Që nga maji 2023 “Gjurmë Iliriane” shërben si shkolla më e madhe shqipe në Mbretërinë e Bashkuar, duke ofruar seanca për 84 fëmijë dhe duke u përgatitur për të mirëpritur shumë të tjerë nga lista jonë e pritjes. Stafi ynë është pasuria jonë më e madhe,  grupi prej 11 mësuesesh dhe drejtori, që kanë arritur besim të madh dhe janë angazhuar në mundësitë e mëtejshme të mësimit si pjesë e “Gjurmë Iliriane”.

A ka interes për gjuhën shqipe përveç fëmijëve shqiptarë?

Në “Gjurmë Iliriane” nuk kemi vetëm fëmijë shqiptarë, por ka fëmijë me dy nacionalitete, ku njëri prej prindërve nuk është shqiptar dhe konkretisht janë këta prindër që  kanë marrë vendimin për të mësuar fëmijët e tyre gjuhën shqipe. Kjo na bën ne më shumë ambiciozë për të punur fort në mbështetje të tyre

A keni një mesazh për të gjithë fëmijët?

E frymëzuar nga Sami Frashëri mesazhi është “Nëse doni të mbillni për një vit, mbillni misër dhe grurë. Nëse doni të mbillni përgjithmonë , mbillni edukimin dhe kulturën”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0