Në të gjithë sektorët e ekonomisë, femrat paguhen më pak sesa meshkujt në Shqipëri, por, për kompanitë me pronësi të huaja diferenca është mjaft e lartë.

Femrat shqiptare “diskriminohen” nga kompanitë e huaja, pagesë më të ulët se meshkujt


Femrat në të gjithë sektorët e ekonomisë, paguhen më pak sesa meshkujt në Shqipëri, por, për kompanitë me pronësi të huaja diferenca është mjaft e lartë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë mashkull në ndërmarrjet e huaja, për vitin 2016 ishte rreth 83 mijë lekë, ndërsa për femrat, në po të njëjtën kategori rreth 55 mijë lekë, pra rreth 34% më e ulët.

Lexoni: A paguhen më pak femrat sesa meshkujt edhe në shtetet perëndimore?

Kjo është diferenca më e madhe e raportuar në pagat mes meshkujve dhe femrave në Shqipëri, për të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

Edhe sipërmarrjet e përbashkëta, sërish kanë pagesa më të larta për meshkujt sesa femrat, ku paga mesatare për meshkujt arrin në 64 mijë lekë, 30% më e lartë sesa e femrave.

Diferenca është më e ulët në kompanitë shtetërore, ku paga mesatare mujore e femrave është rreth 53 mijë lekë, 8.7% më e ulët se e meshkujve. Në kompanitë private shqiptare diferenca është 10.6%, po në favor të meshkujve.

Mesatarisht paga mujore e femrave për vitin 2016 ishte 44,221 lekë, apo 6% më e ulët sesa ajo e meshkujve. Nga 36 profesione që raporton INSTAT, në 25 prej tyre meshkujt paguhet më shumë.

Në të kundërt, profesioni ku femrat paguhen më shumë se meshkujt është “drejtues administrativë dhe komercialë” me një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat.

Punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.

Lexoni: A po përmirësohen gjërat për femrat në biznes?

Profesione të tjera ku femrat paguhen më shumë janë “Asistentë në administrim dhe biznes” (+10.6%); “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” (+12.9%); “Nëpunës të shërbimit të klientëve” (+12.3%) etj. Diferenca është fare e vogël për nëpunësit e zyrave, me rreth 1.3% më shumë në favor të femrave.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0