A paguhen më pak femrat sesa meshkujt edhe në shtetet perëndimore?

A paguhen më pak femrat sesa meshkujt edhe në shtetet perëndimore?


Mediat supozohen të transmetojnë lajmet, jo t’i krijojnë ato. Por BBC ndodhet në një vend të sikletshëm që nga data 19 Korrik, kur publikoi listën e punonjësve që fitojnë më shumë se 200,000$ në vit. Kjo solli një zemërim të madh mes punonjëseve femra, të cilat zbuluan që fitonin shumë më pak se meshkujt. Në listën prej 96 personash, 2/3 ishin meshkuj.

Në një peticion, prezantueset femra thanë se këto ishin prova që BBC i paguante më pak për të bërë të njëjtën punë. Rroga mesatare e grave në Britani është 29% më e ulët se e meshkujve. Por, duke u bazuar në studimin me 8.7 milionë punonjës, gratë fitojnë vetëm 1% me pak se burrat në Britani për të njëjtën punë dhe nivel. Ama këto shifra nuk tregojnë se nuk ka pabarazi gjinore kur vjen puna tek fitimet. Ky studim tregon se problem nuk është se gratë fitojnë më pak për të njëjtën punë, por që gratë punojnë punë të rëndomta që paguhen më pak.

Lexoni: Sipas raportit: Gratë punojnë 39 ditë në vit më shumë se meshkujt

Këto shifra gjithashtu ndryshojnë në shtete të tjera. Në Gjermani dhe Spanjë, gratë me punë të nivelit të lartë paguhen 15-20% më pak sesa meshkujt e të njëjtit status.

Një ligj i ri në Britani kërkon që çdo kompani e madhe duhet të publikojë diferencën e rrogave midis meshkujve dhe femrave duke filluar nga Prilli i vitit 2018.

Burimi: The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0