Sipas raportit: Gratë punojnë 39 ditë në vit më shumë se meshkujt - Business Magazine Albania

Sipas raportit: Gratë punojnë 39 ditë në vit më shumë se meshkujt


Gratë punojnë mesatarisht 50 minuta më shumë në ditë se meshkujt, të dhëna këto nga raporti Global i WEF për barazinë gjinore.

Raporti thotë se përhapja e punës së papaguar ose ndryshe asaj në të zezë rëndon gratë dhe vlerëson se pabarazitë ekonomike mes gjinive mund të duan 170 vjet për t’u mbyllur.

Hendeku në mundësitë ekonomike, thotë WEF, është tani më i madh se në çdo moment tjetër që nga viti 2008.

Gati një e katërta e një miliardë grave kanë hyrë në fuqinë punëtore globale gjatë dekadës së kaluar, thotë raporti.

Edhe pse meshkujt paguhen 34% më shumë se femrat, ato ende shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre për punë të papaguara të tilla si punët e shtëpisë, kujdesi për fëmijët dhe kujdesi për të moshuarit.

Nëse mund t’a përmbledhim, WEF llogarit se gratë punojnë një muaj më shumë në krahasim me meshkujt në vit.

sipas-raportit-grate-punojne-39-dite-ne-vit-me-shume-se-meshkujt-business-mag

Indi, Portugali dhe Estoni, kjo barazohet me 50 ditë më shumë punë për gratë se burrat në vit.

Mbretërinë e Bashkuar gratë punojnë rreth 12 ditë më shumë se meshkujt.

Në vetëm gjashtë vende meshkujt punojnë më shumë orë se sa femrat, por tre prej këtyre vendetve janë ato nordike ku leja prindërore mund të ndahet relativisht në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave.

Pushimi i përbashkët prindëror është i lidhur fort me pjesëmarrjen ekonomike të grave, në shumë pjesë të botës.

Veselina Ratcheva, një analiste e të dhënave në WEF, tha për BBC: “Leja e përbashkët prindërore mund të jetë e mirë, sepse ajo i lejon familjet të planifikojnë jetën, që të përshtaten me karrierën e tyre duke pasur fëmijët dhe për të ndarë përgjegjësitë.”

Pagesa për pushim për nënat tejkalon në masë të madhe pagesat për pushim për etër dhe të gjitha qeveritë kanë më shumë gjasa të mbështesin kostot e pushimit të nënave sesa atë të etërve.

Por ka një limit për efektet pozitive të pushimit shtesë prindëror.

Në vendet ku pushimi prindëror e tejkalon dy vjet, siç ndodh në shumë vende të Evropës Lindore, gratë kanë më pak gjasa për të marrë pjesë në fuqinë punëtore.

sipas-raportit-grate-punojne-39-dite-ne-vit-me-shume-se-meshkujt-business-mag

Disa ekonomistë sugjerojnë se duke investuar në punëtorët aktualisht të papaguar ose ndryshe ata që punojnë në të zezë mund të kontribuojë në rritjen ekonomike.

Konfederata e Sindikatave Ndërkombëtare vlerëson se nëqoftëse 2% e GDP-së së një vendi është investuar në sektorin e kujdesit të saj, punësimi do të rritet nga 2.4% në 6.1%, në varësi të vendit.

Kjo do të vendosë shenjën e barazimit për rreth 13 milionë vende të reja pune në Shtetet e Bashkuara, 3.5 milionë në Japoni dhe 1.5 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimi: bbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0