Në vijim, duke u bazuar në studimet e Techcrunch, 7% e partnerëve në 100 firmat e VC më të mira janë femra, deri para 20 vitesh. Kathryn Gould themeloi “Foundation Capital” para 22 vitesh dhe tha që mund t’i numëronte me gishtat e dorës partneret femra të firmës.
Lexoni: Ja cila është arsyeja pse femrat janë lidere më të mira se meshkujt
Në 3 vitet e fundit, bazuar në të thënat e CrunchBase, 16% e firmave të reja të VC (Venture Capitals), kanë të paktën një themeluese femër. Duke u fokusuar në 5 vitet e fundit, përqindja bie në 12%, që do të thotë që femrat duhet të vazhdojnë së krijuari kompani që ta mbajnë progresin. Tani për tani ka mjaft shenja të mira, por nuk janë të mjaftueshme.
Mendoj se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar femrat, është duke investuar në mentorship-e. Gjatë jetës kam pasur shumë mentor, femra dhe meshkuj, të cilët më kanë ndihmuar shumë gjatë jetës dhe janë arsyeja se pse unë jam këtu sot. Në “Foundation Capital”, ne ofrojmë konferenca dhe trajnime për femrat që duan në merrem më investime.
Lexoni: Ja cilat janë profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt në Shqipëri
Përveç mentorship-eve, ka shumë vend për progres edhe në konceptimin e femrave në biznes, sepse ne jetojmë një botë të dominuar nga meshkujt në çdo fushë. Meshkujt simbolizojnë fuqinë, talentin dhe suksesin. Femrat gjithmonë vlerësohen si të pëlqyeshme, ndërsa meshkujt si të aftë. Edukimi është shumë i nevojshëm, përqindjet nuk mjaftojnë.
Burimi: Inc