Katër gabime teknologjike që mund të të kushtojnë fatin e komp... - Business Magazine Albania

Katër gabime teknologjike që mund të të kushtojnë fatin e kompanisë

Pas çdo aplikacioni apo platforme, fshihet një strukturë e ndërlikuar teknologjike, gjuhë programimi, framework-e, databaza dhe infrastruktura që mbajnë gjithçka në këmbë. Kjo është ajo që quhet “technology stack”, dhe mund të jetë themeli i suksesit ose fillimi i fundit për startup-in tuaj.

Nëse jeni themelues pa eksperiencë teknike, mund të mendoni se këto janë gjëra që “i rregullon ekipi i zhvilluesve”. Por gaboheni rëndë. Zgjedhjet që bëni në fillim – edhe kur duken praktike dhe të përballueshme, mund t’ju kthehen në një makth kur produkti juaj fillon të rritet. Dhe kur e kuptoni, është tepër vonë.

Një startup që po ndërtonte një platformë për tregun e pasurive të paluajtshme vendosi të përdorte Rust për logjikën kryesore dhe Xamarin për aplikacionin mobil. Rust është i fuqishëm, por jo fleksibël për produkte që kërkojnë ritëm të shpejtë zhvillimi. Xamarin? U ndërpre që në vitin 2023. Pra, aplikacioni i tyre ishte i vjetëruar pa dalë ende në treg.

Lexo gjithashtu: 5 llojet e konsumatorëve që mund të shkatërrojnë biznesin tënd

Më keq akoma, sistemi mbështetej tek përpunimi nga ana e përdoruesit (client-side) në vend që logjika të ishte në server. Me shtimin e përdoruesve, performanca ra, të dhënat u fragmentuan dhe platforma nisi të “shkërrmoqej”.

Zgjidhja? Rindërtim total ose migrim drejt një stack-u të ri, të dyja me kosto të larta dhe me dhimbje koke.

Si shfaqen gabimet teknike?

Kur teknologjia që keni zgjedhur fillon të çalojë, dëmi tashmë është shpërndarë në gjithë biznesin. Disa nga simptomat:

  • Vështirësi për të rekrutuar zhvillues. Askush nuk përdor më gjuhët/programet që keni zgjedhur. Ose janë shumë të shtrenjtë.

  • Ska më hapësirë për rritje. Stack-u që punoi për një MVP të thjeshtë, tani nuk e përballon dot më funksione të reja, përdorues të shumtë apo ngarkesën e serverit.

  • Po “mbuloni gropat” në vend që të ndërtoni. Koha shkon duke rregulluar gabime e probleme, jo duke zhvilluar funksionalitete të reja – dhe konkurenca fiton terren.

Katër kurthet teknologjike ku bien themeluesit

Familjariteti mbi ekspertizën
Shumë startup-e punësojnë miq ose kolegë të mëparshëm që nuk kanë përvojën e duhur për teknologjinë që kërkon produkti. Ndërtojnë me “çfarë dinë”, jo me çfarë duhet. Dhe kur dalin problemet? Marrëdhëniet personale e bëjnë të vështirë ndryshimin e kursit.

Lexo gjithashtu: Si ta testosh një startup pa humbur kohë dhe para? Shefqet Avdullau flet për atë që çdo sipërmarrës duhet të dijë

Ndjekja e trendeve, pa kuptuar pasojat
Vetëm sepse një gjuhë programimi është “në modë”, nuk do të thotë që është zgjedhja e duhur për ju. Teknologjitë që nuk kanë komunitet aktiv apo mbështetje afatgjatë, lënë startup-in të ekspozuar. Sidomos nëse zhvilluesit kryesorë largohen.

Ose teproni me kompleksitetin ose me thjeshtësinë
Disa themelues ndërtojnë një MVP të shpejtë dhe pa strukturë, të tjerët mbingarkojnë me mikro-shërbime të panevojshme. Të dyja rrugët çojnë në “borxh teknik” që kërkon investime të mëdha për ta korrigjuar më vonë.

Lejoni buxhetin të diktojë teknologjinë
Zgjedhja e platformave “low-code” apo bashkëpunimi me kompani që ofrojnë zgjidhje të lira mund të duket ekonomikisht e arsyeshme në fillim, por shpesh përfundon me kosto shumë më të larta në të ardhmen.

Nëse startup-i juaj ka qëllime ambicioze, investitorë, rritje të shpejtë, produkte komplekse, mos bëni zgjedhje teknologjike me hamendësim. Konsultohuni që herët me një CTO me përvojë ose një këshilltar teknik që kupton si ndërtohet një produkt që zgjat.

Në fund të fundit, nuk është ideja që ju fundos, por mënyra si e ndërtoni.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0